Flash News

KRYESORE

“Kush ka lidhje me punonjësit e bashkisë së Fierit, ndihmohet me pako ushqimore”

“Kush ka lidhje me punonjësit e bashkisë së Fierit,

Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Fier, ish-deputet i kësaj force politike, ka denoncuar lënien në harresë të familjeve në nevojë nga autoritetet në qytetin e Fierit. Luan Baçi publikoi disa video në facebook, ku shihen pensionistë apo kryefamiljarë të vetmuar dhe të pamundur për të përballuar situtatën nga koronavirusi. Ish-deputeti demokrat gjithashtu akuzon për “selektim dhe përzgjedhje të familjeve” që ndihmohen, pasi përfitojnë ato që kanë të afërm që punojnë në bashkinë e Fierit.

“Bashkia Fier dhe kryetari i emëruar i saj, vazhdojnë propagandën e tyre bajate dhe boshe, nën shembullin e kryeministrit rilindas, duke propaganduar me video, shërbime dhe përkujdesje për familjet në nevojë, për familjet e izoluara dhe në veçanti për pensionistët. Është e dukshme tashmë, selektimi, përzgjedhja e tyre sipas lidhjeve familjare që kanë punonjësit e bashkisë dhe drejtuesit e saj.

Janë me qindëra familjare në nevojë me një prond apo shumë, pensionistë të vetmuar që askush nuk interesohet për ta. Janë të shumta denoncimet dhe shqetësimet që vijnë nga vet qytetarët, në adresë të PD dega Fier. Dhe që most ë akuzohemi se e bëjmë për kredo politike, gjë që shpesh herë mazhoranca me qëllim të keq, e përdor me “ok” e vetë qytetarëve dhe për t`u ardhur në ndihmë atyre po jo vëmë në dispozicion prononcimin e tyre publik”, shkruan Luan Baçi.

https://www.facebook.com/luan.baci.79/videos/pcb.2708209699319096/2708209055985827/?type=3&theater

Të fundit