Flash News

KRYESORE

Kush i njoftoi ish-zyrtarët e policisë për arrestin, dy prej tyre ndoshin në Tiranë

Kush i njoftoi ish-zyrtarët e policisë për arrestin, dy prej tyre

Ditën e djeshme Prokuroria e Krimeve të Rënda firmosi tre urdhër arresti për tre ish-zyrtarë të policisë së shtetit. Urdhrat e arrestit ju dërguan dje Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave për t’i ekzekutuar.

Por edhe pse policia ushtroi kontroll në banesat e tre ish-zyrtarëve nuk mundi dot ti gjejë ata duke i shpallur në kërkim.

Ndërkohë, mësohet se dy prej ish-zyrtarëve, që tashmë janë shpallur në kërkim, ditët e fundit janë parë në kryeqytet. Por ditën e djeshme policia nuk ka mundur dot t’i ndalojë ata.

Kjo ngre dyshimet se ata mund të jenë informuar se ndaj tyre priteshin të firmoseshin masat e arresit dhe kanë mundur të fshihen. Ndërkohë, që nuk përjashtohet mundësia që të jenë larguar edhe jashtë vendit.  

Të fundit