Flash News

KRYESORE

“Kush nuk kërcen është shqiptar”/ Shehu për koret serbe: Kjo për shkak të mini-Shengenit

Ish deputeti i PD-së Tritan Shehu ka kritikuar qeverinë shqiptare që nuk po reagon, ndërsa në Serbi janë shtuar së tepërmi ofendimet ndaj shqiptarëve. Sipas tij, kjo tendencë në rritje e qarqeve ekstremiste serbe për të ofenduar shqiptarët, ka ardhur për shkak të takimeve të fundit për Mini-Shengenin Ballkanik.

“Mbrëme në Beograd ‘Kush nuk kërcen është shqiptar’», si dikur kënga e nazistëve për hebrenjtë. Protestat me thirrje ekstremiste ndaj Malit te Zi, mbrëmë kanë pasur elemente të tillë dhe kundër shqiptareve.

Ndërkaq ‘Presidenca» e OSBE’ as nuk belbëzon mbas cicërimave të dy ditëve më parë, asnjë deklarate, asnjë thirrje për distancim të autoriteteve serbe, ndërhyrje të tyre që të tilla provokacione mos të përsëriten e të thellohen rrezikshëm.

Mbas tre takimeve për të ashtuquajturin ‘Shengen Ballkanik’ alias ‘Jugosllavia e Re’ me firmosjen e dokumenteve përkatëse dhe nga Rama për atë, lënien si ‘jetim’ të Kosovës, natyrshëm qe qarqet ekstremiste në Serbi do te merrnin guxim e revansh për të shtyrë në realizimin e ëndrrave te tyre anakronike e destabilizuese për të gjithë rajonin.

Unë nuk pres që të reagoje a protestoje qeveria jonë, por se paku «Presidenca» e OSBE duhet te reagojë apo dikush duhet të detyrojë të reagojë, sepse ky është dhe funksioni i saj.”, shkroi Shehu në Facebook.

Të fundit