Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kush nuk 'qeveris' makinën e vet, nuk e meriton të qeveriset mirë
Alfred Lela
Thellë- thellë, ky është një shkrim pro-qeveritar se, me hile të madhe dhe asnjë trimni, po përpiqet të thotë se shqiptarët nuk qeverisen, jo se Edi Rama është një menaxherkoti, por se ata janë gdhënj të pandreqshëm.
Në fakt, të dyja mund të jenë të vërteta.
E keqja është se, si Ramën ashtu dhe shqiptarët i ndeshim përditë. I pari, siç e thotë vetë, na del edhe kur hapim frigoriferin, ndërsa të dytët nuk i shmang dot edhe me koronavirus të jesh. Nuk e kam fjalën këtu për të gjithë shqiptarët; për shembull, jo për ata që përdorin biçiketë, ata që kur e hanë sufllaqen apo kruasanin nuk e hedhin mbështjellësen nga xhami i makinës ku t'i kapë hera, por për ca të tjerë.
Duke qenë se janë shumica, i bie që të jem duke bërë një shkrim jopopullor, madje 'elitist', do të thonin një farë populistësh më të rafinuar në terminologji. Por më mban një shpresë, që është në fakt një kurth psikologjik, sipas të cilit secili lexues nuk do ta gjejë veten të portretizuar në këtë shkrim, por do ta kthejë pasqyrën larg vetes për të krijuar Tjetrin e Padurueshëm, të cilin edhe ai, ashtu si unë, e përçmon. Në mos e urren.
Kjo do të më shpëtojë prej të qenit anti-popullor dhe ndoshta prej sharjeve në Facebook në fund të shkrimit. Nuk është se dua të shpëtoj prej asnjërës, në fakt. Kjo, sepse e di mirë e më mirë (vetëm se më duhet të mësoj të vuaj pak e më pak) se ata shoferë/e, banorë të kaosit rrugor, janë të njëjtët që pasi 'ngrenë njërën këmbë' nuk lënë cep të rrjeteve sociale pa përmjerrë. Të njëjtat fytyra që kërkojnë një pasqyrë, qoftë edhe virtuale, që t'u thotë 'sot dukesh mirë' sa më keq ta portretizosh tjetrin, të njëjtët shpirtra të paprehje që aq i tremb simetria, sa edhe vijat që ndajnë korsitë i torturojnë.
Ti e njeh këtë shqiptar, në mos je vetë i tillë. Atë që edhe rrugëve të bollshme me tri korsi katana zgjedh që njërën gjysmë të makinës ta ketë në gjysmën e korisë 1, dhe tjetrën në korsinë 2. Kjo krijon atë trafikiadën që i ngjan pikturës së një të çmenduri, ku rreshtat e makinave diku janë për katër, diku për tre e diku për një.
Kjo luzmë rurale e një paganizmi urban, derdhet me zigzage deri në rreth-rrotullimin më të afërt. Aty pamja shndërrohet në National Geographic: dyluftime kafshësh prej duralumini në një savanë urbane. Lëvizja shndërrohet në një klithmë të zgjatur dinosauri, që sikur është plagosur, jo nga ndonjë ushtë por nga ndërrimi aty-për-aty i epokave gjeologjike, të cilat do ta marrin me vete drejt zhdukjes. Logjika e lëvizjes e do që makina që ofrohet te rrethi duhet të ndalë dhe të kontrollojë majtas, në pritje që mjetet ndërkohë në rreth ta mbyllin atë ose, duke vazhduar përpara, të dalin prej tij. Vetëm atëherë ecet. Në realitet ndodh kjo: makinat, kur i afrohen rrethit, e shtojnë shpejtësinë, si t'i ndillte fantazma primordiale e ndeshjes dhe e ndërkryerjes.
Shqiptari nuk e mat territorin, rrugën, hapin dhe as luftën. Kështu, duke shtuar egërsinë e gazit ke rritur edhe ampermetrin e paralajmërimit për 'dyluftuesin' që po vjen nga e majta. Mirë është që edhe kokën ta mbash djathtas, që t'i japësh të kuptosh se e ke dënuar me mosekzistencë qenësinë e tij.
Po aq kokëshkretë, duke qenë se është shqiptar, qëllon të jetë edhe ai që vjen nga rrethi i tij i ferrit. Mu në brinjë të kësaj rrëpire urbane ndeshen dy makina, dy vullnete dhe asnjë kuptim dhe rrethi, që është krijuar për të çliruar, bëhet nyjë.
Të shumtën e rasteve del gjallë, por me neurone të vdekura. Të kanë mbetur mjaftushëm për të thënë: kjo po që është pjesëmarrje në demokraci. A thua të jetë kaq kuptimplotë edhe referendumi!?
Meqë rasti rastit nuk i ngjan, do kesh rast të ndeshësh forma të tjera të 'pjesëmarrjes'. Për shembull, tipin që e ka shtrirë ndenjësen njësh me sediljen e pasme, dhe një dorë e ka në timon e tjetrën në celular. Me njërin sy sheh pëlqimet në Instagram, dhe me tjetrin, që i arrin vetëm deri te lartësia e stemës së makinës, mrizon rrugën. Nëse i tërheq vëmendjen me bori, ka gjithmonë gati apasionatën e një shikimi të marrë hua nëpër video hip-hop.
Thua me vete se ky, të paktën, e kthen kokën, edhe pse kërcënueshëm: kemi bërë përpara në komunikim; që nga rrethi ku kthimi i kokës quhej dobësi.
Ka raste të tjera sa të duash, çmeritëse si gjymtyrë fluturuese në filma të Tarantinos, por këto janë më përsëritëset.
Ka shumë shpjegime për këtë tollovi, duke filluar që nga historia e re e shqiptarit me makinën, patentat e marra me ryshfet, shfryrjet emocionale, kultura e ulët urbane, shkujdesja legjendare dhe sensi i munguar i komunitarizmit të 'bijve të shqipes'.
E rëndësishme është që të kuptohet se për 'plagë të vetëshkaktuara' si këto nuk mund të kërkosh ndihmën të shteti, fajin te privati, sytë te Zoti.
Si është ajo thënia: çdo popull ka qeverinë që meriton? Ja edhe një tjetër po aq 'elitiste': Dikush që nuk qeveris dot makinën e vet nuk e meriton të qeveriset mirë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38