Flash News

KRYESORE

Kush nuk votoi dje për Fatmir Xhafajn dhe çfarë do të thotë? 

Kush nuk votoi dje për Fatmir Xhafajn dhe çfarë do të

Ilir Meta mungoi në momentin e votimit duke zgjedhur një takim 'të rëndësihëm' me veterinerët, ndëras aleati tjetër, Shpëtim Idrizi votoi kundër. Në zbardhjen e tabulateve që janë bërë për votimin e ditës se djeshme rezulton se Shpëtim Idrizi ka votuar kundër miratimit të Fatmir Xhafajt si Ministër  i Brendshëm. Kjo shihet si një refuzim i kësaj kandidature, një pakënaqësi për lënie jashtë qeverisjes, por edhe si një ftohje në prag të zgjedhjeve. Nga Idrizi, por as nga Rama nuk ka ende një reagim për të sqaruar pozicionin e tyre. Por nëse do të shohin rezultain e tabulateve tregohet qartë që jo vetëm Idrizi nga PDIU nuk ka votuar, por edhe Mesila Doda, Aqif Rakipi dhe Tahir Muhedini.

Që nga dita e propozimit, dekratimit nga presidenti dhe miratimit në parlament të ministrave të rinj, debatet nuk janë shuar. Propozimi që solli debate ishte Fatmir Xhafaj si Ministër i Brendshëm. Akuza, nga opozita dhe një debat publik në media, qarkulloi për ditë me radhë. Presidenti i Republikës Bujar Nishani, e dekretoi pasi 'u detyrua' nga Kushtetuta, ndërsa aleatët e Ramës në qeverisje nuk e votuan.

Të fundit