Flash News

KRYESORE

Kush i nxiti 70 numëruesit që vodhën votat në Tiranë? E thotë kreu i KQZ-së…

Kush i nxiti 70 numëruesit që vodhën votat në Tiranë? E

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të kallëzojë penalisht 70 anëtarë dhe numërues të parë të grupeve të numërimit në Tiranë dhe Berat për manipulim të zgjedhjeve të 25 qershorit. Sipas KQZ, numëruesit kanë konsumuar elemente të veprës penale të falsifikimit të materialit zgjedhor dhe rezultatit të zgjedhjeve, pavar- ësisht se votat në fjalë nuk ndryshuan mandate në tabelën përfundimtare.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, fajësoi partitë politike si përgjegjëse për nxitjen e numëruesve për tjetërsimin e votave.

“Këta nuk do të ishin në një pozitë të tillë, nëse nuk do të inkurajoheshin nga subjektet zgjedhore. Kjo është një bindje e imja, por i ngelet Prokurorisë për të vlerë- suar. Numëruesit dhe komisionerët duhet të kuptojnë më në fund se vjen një moment që do të përballesh vetë personalisht me ligjin, edhe pse intimidohesh dhe tërhiqesh nga të tjerë faktorë”, deklaroi Zguri.

Kallëzimin penal për 70 numëruesit KQZ e bëri pasi shqyrtoi dy ankimimet e paraqitura nga partitë politike, PDIU dhe PS, të cilat kundërshtuan rezultatin në disa zona zgjedhore në qarkun e Tiranës, duke kërkuar rinumërimin e rivlerësimin e votave me pretendimin se numri i votave reale nuk përputhej me rezultatin e hartuar nga Grupet e Numërimit në tabelat e qendrave të votimit.

 Sipas rezultatit përfundimtar të KQZ-së, PS në këto zgjedhje është favorizuar nga numëruesit, duke i shtuar rezultatit të saj në 64 kuti 70 vota më shumë, por i janë vjedhur 32 vota. PD është ndihmuar nga numëruesit duke i shtuar 98 vota në 64 kuti, por në të njëjtën kohë grupet e tjera të numërimit i kanë vjedhur 30 vota. Edhe LSI listohet si parti që ka vjedhur vota, ku nga 64 kuti rezulton të ketë përfituar padrejtësisht 82 vota. Ndërkohë që i janë hequr vetëm 6 vota nga rivalët. Edhe subjektet e tjera politike, përfshirë edhe PDIU-në, rezultuan të kenë vjedhur dhe t’i jenë vjedhur vota.

Të fundit