Flash News

KRYESORE

Kush përfitoi nga pasuria 11 milion dollarëshe e Mac Miller

Pak më shumë se një vit nga vdekja e Mac Miller po flitet tashmë për pasurinë e reperit që shkon në shumën 11 milionë dollarë. Kjo pasuri dio të ndahet mes familjarëve dhe miqve të tij të ngushtë.

Vlera neto e vlerësuar e reperit arriti në rreth 11.3 milionë dollarë sipas dokumenteve të pasurive, sipas TMZ. Prindërit e tij dhe vëllai i tij, Miller McCormick, do të marrin shumicën e pasurisë, ndërsa miqtë e tij të ngushtë do të marrin shumë nga gjërat personale të reperit që nuk jeton më.

Para se Miller të ndërronte jetë, ai la një testament me specifikat për secilin nga personat më të afërt në jetën e tij, përfshirë lënien e rrobave dhe pajisjeve elektronike mikut, Bryan Johnson.

Kjo do të thotë që shoku i tij do të ketë në pronësi të gjitha pajisjet teknologjike nga televizori te laptopi dhe iPad-i. Një tjetër mik, Q Chandler-Cuff, do të marrë të gjitha bizhuteritë që vlerësohen të kushtojnë “disa dhjetëra mijëra dollarë”.

E sipas kësaj ndarje, familjes i ngelin 5 milionë dollarë që ishin të ruajtura në bankë.

Të fundit