Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Kush s`paguan s`do ketë energji”, Pampuri-Ramës: E ke detyrim kushtetues, mos jep tendera korruptivë
Ish-deputetja e Partisë Demokratike replikoi me Kryeministrin Rama, lidhur me deklaratën se kush nuk do të paguajë energjinë do t`i ndërprirtet. Oriola Pampuri shprehet se “Rama poi vendos njerëzit në pamundësi ekonomike mes dy zgjedhjeve: të paguajnë energjinë elektrike ose të vdesin në të ftohtë dhe nga uria”, shkruan ajo.
Sipas Pampurti, pas shpalljes së gjendjes së “fatkeqësisë natyrore”, është detyrim kushtetues ndihma për të varfërit. “Pas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të gjithë qytetarët në pamundësi ekonomike janë të mbrojtur nga Kushtetuta dhe ligji! Kushtetuta dhe ligji e thonë qartë: Qeveria e ka detyrim ligjor të ndihmojë më të varfërit me gjithçka ka në dorë”, shprehet ajo.
Ndërkohë, Pampuri shton se Rama po u jep 4 kompanive të ndërtimit 22 milionë euro, ndërsa thotë se “të tjerëve nuk po u siguron as bukën e gojës”. “Është e pafalshme kur paguan në 1 ditë 22 milionë euro për 4 kompani ndërtimi, dhe nga ana tjetër nuk siguron bukën e gojës, ujë dhe drita për ata që nuk kanë mundësi të punojnë për shkak të masave të jashtëzakonshme. Edi Rama të mos shpërdorojë paratë me tendera korruptive dhe të panevojshëm, si këto të datës 19 Mars, por t’u vijë në ndihmë të pamundurve. E ka detyrim ligjor”, shprehet Pampuri.
https://www.facebook.com/orjolapampuri/videos/622639918467184/?eid=ARDUuHznqSgXXHFUXPBhpAjEe9CE68wE2WzIdSNZ7VpLU01yhKEcjjiIba2o00muLwB6zsAOzsd1Fox-