Flash News

KRYESORE

Kush tha se Vidal e ka mendjen te merkatoja?

Kush tha se Vidal e ka mendjen te merkatoja?

Arturo Vidal nuk është nga ata futbollistë, që preferon të lakohet shpesh në media. Ai e ka mendjen vetëm te futbolli dhe jo te merkatoja. Emri i tij është lidhur me Interin, por kiliani nuk ka dhënë asnjë të dhënë se ku do ta shohim në janar apo qershorin e ardhshëm.

"E ardhmja ime është një temë që ua lë njerëzve ta diskutojnë. Jam me pushime. Pjesën time, atë në fushë, e kam kryer për këtë vit. Tani të tjerat i takojnë menaxherit tim", ka deklaruar Vidal së fundmi.

“Jam shumë i lumtur që po luaj te Barcelona, por do të shohim se çfarë do të ndodhë pas pushimeve. Dua të vazhdoj të luaj edhe për ca kohë. Vendimi për formacionin i takon trajnerit. Jam i qetë dhe mirënjohës. Uroj ta mbyll sezonin me trofe", ka shtuar ish-lojtari i Bayer Leverkusenit, Juventusit dhe Bayernit.

Të fundit