Flash News

KRYESORE

“Kush thotë që Rama është frikacak?!”

“Kush thotë që Rama është frikacak?!”

Pas protestës së opozitës, kryeministri Edi Rama, ndonëse jashtë Tiranës, reagoi nëpërmjet Facebook-ut të tij. Në lidhje me protestën Rama u shpreh, “Faleminderit të gjithë atyre demokratëve, të cilët nuk duan ta shohin me sy qeverinë, po e refuzuan ftesën për të marrë pjesë në babaleprotestën sa qesharake, aq edhe të pabesë ndaj çdo shqiptari e shqiptareje, që nuk pranon të dëmtojë Shqipërinë për babalepartinë”.

Ndërsa deputeti demokrat Edi Paloka duke e ironizuar kryeministrin shkruan, “Kush thotë që Rama është frikacak?!”

Me urrejtjen shpërthyese që ishte grumbulluar sot tek ajo masë me protestues , duhet të jesh trim i cartur që të vazhdosh të bësh Ali Komikun qoftë edhe nga Berati.

Po ka një moment kur as tunelet e pashallarëve të drogës nuk janë më një vend i sigurtë, përkundrazi kthehen në kurthe nga nuk del dot deri sa të kapesh si miu...”.

Të fundit