Flash News

KRYESORE

Kush u pasurua më shumë në 2017-ën? 10 përfituesit më të mëdhenj

Kush u pasurua më shumë në 2017-ën? 10 përfituesit

Revista “Forbes” vlerësoi të ardhurat neto të më shumë se 2000 miliarderëve në 2017.

10 fituesit më të mëdhenj miliarderë i shtuan një total prej 204 miliard dollarë pasurive të tyre, në krahasim me vetëm 74.7 miliardë dollarë fitime në 2016.

Jeff Bezos, njeriu më i pasur në botë që në muajin tetor kryeson listën e fituesve.

Bezos, të ardhurat neto të të cilit u rritën me 33.8 miliardë dollarë falë aksioneve të rritura të Amazon, është vetëm njëri nga tre amerikanët në listën e 10 fituesve më të mëdhenj.

7 të tjerë vijnë nga e gjithë bota, përfshirë manjatin indian të naftës dhe gazit Mukesh Ambani.

1. Jeff Bezos

+$33.8 miliardë

Të ardhurat neto: $98.6 miliardë

Kompania Amazon e Bezos po shijon një vit rekord: aksionet e saj kanë arritur 60% fitim që më 1 Janar. Aksionet e saj u rritën me 13% vetëm në një ditë, më 26 tetor, kur gjiganti i tregtisë së blerjeve dhe shitjeve online njoftoi se fitimet e tremujorit të tretë i tejkalonin pritshmëritë. Ishte po e njëjta ditë ne të cilën Bezos, i cili fitoi 7 miliard dollarë për disa orë, u bë personi më i pasur në botë, një titull që e ka mbajtur që atëhere.

2. Hui Ka Yan

+$27.4 miliard

Të ardhurat neto: $36.5 miliard

Manjati kinez i pasurive të paluajtshme më i pasur në botë, pasuria të cilit pothuajse u katërfishua që në fillim të vitit. Rritja e pasurisë është totalisht e lidhur me një ngritje 400% të çmimeve të aksioneve të kompanisë së tij “Evergrande Group”. Shumica e kësaj rritje erdhi pasi kompania njoftoi rezultate te fuqishme financiare në muajin korrik për gjysmën e parë të vitit fiskal të 2017, kjo pasi të ardhurat u rritën me 115% dhe fitimet neto u rritën 224%. Kompania e pasurive të paluajtshme ka prona komerciale dhe rezidenciale në më shumë se 200 qytete në Kinë. Ai gjithashtu kontrollon kompaninë “Evergrande Health” e cila punon me spitalin e Bostonit për të përmirësuar kujdesin shëndetësor në Kinë.

3. Bernard Arnault

+$23.6 miliard

Të ardhurat neto: $40.3 miliard

Një nga personat më me influencë në botë në fushën e modës, shumica e pasurisë së Arnault vjen nga aksionet e tij në Christian Dior. Aksionet, të cilat u rritën 52% që në fillim të vitit, aktualisht arrijnë vlerën 47 miliard dollarë. Arnault gjithashtu ka një numër të madh aksionesh në kompaninë LVMH, konglomerati i artikujve luksozë që ai ka drejtuar që në vitin 1989; aksionet e LVMH që kontrollojnë 70 marka të modës përfshirë Dom Perignon, Bulgari, Louis Vuitton dhe Tag Heuer janë rritur rreth 35% kwtw vit.

4. Mark Zuckerberg

+$23.6 miliard

Të ardhurat neto: $72 miliard

Kompania Facebook e Zuckerberg ka patur një rritje të qëndrueshme në 2017, aksionet e saj u ngritën me rreth 60%, të mbështetur nga rritja e reklamave të telefonave celularë. Në dhjetor të 2015, Zuckerberg dhe gruaja e tij Priscilla Chan, njoftuan se do të jepnin 99% të aksioneve të tyre të Facebook për çështje filantropike. Zuckerberg gjithashtu kërkoi krijimin e një klase të re aksionesh që do ta lejonte atë të mbante kontrollin e tij të votimit mbi kompaninë. Pas një proteste publike, Zuckerberg, i cili bashkëthemeloi Facebook në vitin 2004 në moshën 19 vjeçare dhe aktualisht ka 17% të aksioneve të kompanisë, braktisi planet në muajin shtator. Miliarderi 33 vjeçar gjithashtu njoftoi se do të përshpejtojë përpjekjet e tij filantropike dhe do shesë 35 deri në 75 milion aksione të Facebook gjatë 18 muajve të ardhshëm për të financuar disa shoqata bamirësie.

5. Ma Huateng

+$21.8 miliard

Të ardhurat neto: $44.3 miliard

Miliarderi kinez i teknologjisë Ma Huateng dhe kompania e tij ‘Tencent Holdings’, ku Ma është president, kanë qënë në kërkim të aplikacioneve virale të komunikimit dhe hiteve të internetit që në vitin 2011. Tencent – që kontrollon një prej aplikacioneve të mesazheve më të njohura në Kinë, WeChat, me më shumë se 960 milion përdorues- bëri një investim në Snapchat dhe pastaj bleu 12% aksione në kompaninë themeluese Snap në muajin nëntor. Megjithëse aksionet e Snap kanë rënë 35% që në muajin mars, aksionet e Tencent u rritën më shumë se 100% në 2017.

6. Mukesh Ambani

+$15.3 miliard

Të ardhurat neto: $65.1 miliard

Njeriu më i pasur i Meksikës, Carlos Slim Helu, kryesoi listën e miliarderëve të Forbes për herë të fundit në vitin 2011 dhe që atëhere është zëvendësuar me emra si investitori Warren Buffett dhe manjati spanjoll Amancio Ortega. Çmimi i aksionit të korporatës së telekomit të Carlos Slim, ‘América Móvil’, u ul në nëntor të 2016 pas një rënie për rreth 13 muaj por kompania arriti t’ia dilte mbanë: në fillim të 2017, vlera e pesos meksikane u ngrit dhe kompania e tij njoftoi një raport bindës të tremujorit të parë. Vlera e aksioneve të kompanisë ‘América Móvil’ u rrit 50% nga janari deri në mes të dhjetorit. Slim gjithashtu zotëron 17% të New York Times, aksionet e të cilës janë rritur shumë këtë vit.

7. Yang Huiyan

+$14.8 miliard

Të ardhurat neto: $22.8 miliard

Gruaja më e pasur në Azi, Yang Huiyan, trefishoi të ardhurat neto këtë vit falë rritjes së tregut të pasurive të paluajtshme të Kinës. Yang, që zotëron 57% të kompanisë së zhvillimit të pasurive të paluajtshme ‘Country Garden Holdings’, aksionet e të cilës u rritën me 201% në 2017, ja detyron shumicën e pasurisë babait të saj Yeung Këok Keung, i cili themeloi ‘Country Garden Holdings’ para 20 vitesh dhe e listoi kompaninë në Bursën e Aksioneve të Hong Kongut në 2007. Kompania ka nënshkruar 384 projekte globalisht dhe ka shitur 30 milion shtëpi që në vitin 1997.

8. Larry Ellison

+$13.3 miliard

Të ardhurat neto: $61 miliard

Ellison themeloi firmën e tij të programeve kompjuterike ‘Oracle’ ne 1977 dhe e ktheu në një gjigant 202 miliard dollarësh me vlerë aksionesh të larta edhe pas 40 vitesh. Nga 1 janari deri më 14 dhjetor, aksionet e Oracle u rritën 30%. Sidoqoftë, pasi tregjet u mbyllën më 14 dhjetor, Oracle raportoi se shërbimet e saj në internet kishin më pak të ardhura sesa kishin parashikuar analistët. Vlera e aksioneve u ul 4% më 15 dhjetor duke hequr 2 miliard dollarë nga pasuria e Ellison.

9. Francois Pinault & familja

+$12.5 miliard

Të ardhurat neto (që nga 14 dhjetor, 2017): $27.3 miliard

Në një mbërmje nëntori në New York, një blerës misterioz pagoi një çmim rekord 450 milion dollarë për një nga pikturat e Leonardo da Vincit, Salvator Mundi – në shtëpinë e ankandit të Francois Pinault, ‘Christie’. Shtëpia e ankandeve është një nga markat luksoze që Pinault dhe familja e tij zotëron. Nën hijen e grupit të tyre ndërkombëtar luksoz ‘Kering’, familja kontrollon një sërë markash luksoze duke përfshirë Gucci, Stella McCartney, Alexander McQueen dhe Saint Laurent. Në 2016 aksionet e kompanisë u rritën me 80% falë shitjeve të mëdha të produkteve Gucci.

Të fundit