Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fitim Zekthi
Pak ditë më parë grupi i ministrave teknikë, pjesë e një Task-Force qeveritare paraqiti një raport mbi zgjedhjet e fundit parlamentare. Raporti ishte lebetitës, fliste për blerje masive votash, përmendte me emra konkretë oficerë policie, punonjës tatimesh dhe doganash, drejtorë në hipoteka, në sigurimet shoqërore apo shëndetësore, zyrtarë bashkish, njerëz të botës së krimit etj., të cilët nëpërmjet një operacioni të organizuar dhe kirurgjikal drejtuan këtë proces. Në raport përmendeshin debatet mes ministrave, zëvendëskryeministres me drejtorë policie, të cilët nuk pranonin të bënin verifikimet apo ndalimet që iu kërkoheshin. Raporti krijonte tablonë e një shteti të dështuar të ngjashëm me Zimbabven, Burkina Fason, apo Gambian. Raporti kaloi në heshtje. Shtypi e trajtoi si dokument të rëndomtë rutinor, Kryeministri shkroi në Facebook se iu uronte suksese në jetë ministrave teknikë.
Opozita e quajti raportin dëshmi të vjedhjes së votave dhe provë të konsekuencës së saj në luftën për zgjedhje të lira. Ajo jo vetëm nuk gjeti përkrahje, por u akuzua si fajtore për marrëveshjen me Ramën, u akuzua si humbëse që kërkon alibi etj. Njerëz brenda saj apo njerëz afër saj në shtyp as që e panë raportin si një shqetësim madhor me të cilin do të duhet të merret tërë politika. Vëmendje këto kohë të verës kanë patur takimet qesharake të kryeministrit me “popullin” në të cilat ai dëgjonte hallet, mblidhte të dhëna për të hartuar programin dhe përvijonte “koalicionin qeverisës me qytetarët”.
Në këtë shpikje të padëgjuar askund, me këtë zhurmnajë, ai ndonëse shkarkoi arbitrarisht ose iu kërkoi arbitrarisht largimin disa drejtorëve gjeti pak a shumë mirëkuptimin e opinionit. Paralel me zhurmën e kryeministrit këto kohë u mbajt gjallë edhe një zhurmë tjetër, ajo e sulmeve nga gazetat apo nga Facebook-u ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Gazetarë, opinionistë (që duket se mendojnë se detyra e një opinionisti është të shprehë opinione) kundërshtarë brenda PD-së nuk kanë lënë rast pa e fajësuar Bashën si njeri që drejtohet nga kunati, si njeri që vetëm di të humbë, si njeri që nuk pyeti për të djathtën apo të persekutuarit, si njeri që nuk bën opozitë etj.
Shumë nga këta duke përdorur budallallëkun e gazetave që gjithçka shkruhet në Facebook e marrin dhe e botojnë në gazetë, shpreheshin se opozitë po bën vetëm Petrit Vasili (i cili gjithashtu nga fb bënte kritika për Ramën si i paditur apo si njeri që nuk po shuan zjarret). Në disa raste thuhej për shembull: në Sarandë shpërthyen ujërat e zeza, opozita fle gjumë; po hiqen vizat me BE por Basha ka pasaportë holandeze.
Po i përmendim këto detaje për të thënë se tipari kryesor i diskutimeve politike ka qenë zhurma dhe jo për të anatemuar ata që merren apo sulmojnë Bashën (disa prej të cilëve do të nisin gradualisht ta mbrojnë dhe afrohen, si gjithnjë) apo mbrojtur opozitën. Zhurma, e cila shitet për lajm dhe që është thelbi i gjithë asaj që ndodh, më së shumti ndjek Kryeministrin dhe kështu që ajo ia ka dalë ta zhvendosë debatin tek ai, te qeveria e re, te prioritetet e saj. Po flitet për numrin e ministrive, për nevojën për një reformë të madhe në administratë, për sfidën e kryeministrit për ta transformuar Shqipërinë rrënjësisht, për të hyrë në histori si njeriu që e futi vendin në një stad të ri.
Të gjitha këto dokrra synojnë veç të rrisin dozën e zhurmës. Kryeministri nuk ka asnjë ide se ç’mund të bëjë me mandatin pasi atë mandat nuk e ka marrë për ta përdorur si kryetar i qeverisë së një populli. Një angazhim aq ekstrem për blerje votash, një operacion aq i fuqishëm manipulimi sa ç’thotë raporti i ministrave duhet të kishte më shumë vëmendje në radhë të parë nga një kryeministër që mendon se është kryetar i një qeverie të njerëzve.
Një kryeministër që dyshohet se ka kryer këtë operacion manipulimi nuk mund ta ketë kryer atë për të transformuar vendin dhe as për të reformuar administratën, rigjeneruar ekonominë apo përmirësuar jetët e njerëzve. Përdorimi i mjeteve të këqija për qëllime të mira nuk është justifikim. Është vërtetuar përgjatë historisë se kur në mes është lavdia personale, egoja për të triumfuar përdorimi i mjeteve të këqija do të çojë domosdo në gjëra të këqija. Kështu që diskutimet se sa ministri do të jenë, se sa përparësi ka kjo apo ajo, se si po e zgjidh kryeministri këtë çështje, çfarë plani ka ai për këtë apo atë reformë, sa gra do të jenë në kabinet janë diskutime të kota dhe thjesht e bëjnë më të thekshme zhurmën për të cilën ai kanë nevojë.
Por, për zhurmën duket se kanë nevojë se edhe shumë gazetarë, opinionistë, botues, politikanë në pozitë dhe opozitë. Debati mbi manipulimin e zgjedhjeve, mbi blerjet e votave, mbi përdorimin e lloj njerëzve, mbi përfshirjen e tyre në politikë, mbi pamundësinë që rritet pa ndalur për të ndërtuar një sistem rregullash që garantojnë zgjedhje të lira, konkurrencë të lirë në ekonomi apo në shkolla dhe administratë nuk është një çështje e PD-së dhe as e Bashës.
Po të jetë një çështje e PD dhe e Bashës, le të zhytet shtatë pashë në dhe, le ta marrë lumi por të gjithë e dinë që është ndryshe dhe shumë nga këta nuk pranojnë ta shohin si të tillë për shkak të interesit personal dhe moralit personal që i ka errur apo që i mban peng inatesh dhe zemëratash irracionale. Ne nuk mund të shndërrohemi plotësisht në një shoqëria pagane e cila është polivalente, ku asnjë moral i vetëm standard nuk qeveris jetët e njerëzve. Në një shoqëri të tillë vetëm pushteti i forcës është superior mbi të gjitha, jo Zoti, jo pushteti i një bashkësie të caktuar vlerash njerëzore.
Në shoqëritë pagane vullneti për pushtet bëhet rregulli i vetëm. Fuqia përcakton të drejtën dhe shumë shpejt zhbën sundimin e ligjit; Zeusi sundon sepse ai është më i fuqishmi, atë nuk e kritikon kush, ai është qendra dhe burimi i zhurmës. Të tjetër ndjekin zhurmën e tij dhe bëjnë zhurmën e tyre. Një shoqëri pagane është animiste dhe perënditë banojnë në botën natyrore, janë një me të; vetë natyra adhurohet si hyjnore. Në një lloj kuptimi praktik, kjo do të thotë se njerëzit adhurojnë jo vetëm natyrën “aty jashtë” por edhe natyrën e tyre “këtu brenda” – instinktet e tyre, përfshirë urinë, seksin dhe agresionin, pushtetin në mënyrë të përgjithshme, kënaqësinë.
Shkurt, ata adhurojnë veten. Duket se kjo po ndodh për fat të keq dhe ndaj Rama respektohet nga shumëkush kur shfaqet arrogant, vlerësohet kur flet për reforma, heshtet plotësisht mbi blerjen e votave, përfshirjen e një rrjeti gjithfarësoj në zgjedhje. Po për këtë arsye, Basha është fokusi i kritikave, fajtori i gjithçkaje, përgjegjësi për çdo gjë. N.q.s. do të mbërrijmë këtu atëherë askujt nuk i duhet as qeveria, as opozita, as shkolla, as spitali, asgjë….. Le t’i mbajë dhe le t’i gëzojë Rama apo ata që i rrinë pranë, le t’i marrë Basha ose le t’i marrin, ata janë kundërshtarë të tij dhe mbetën jashtë listave.
Por gjithnjë te gjithkush ka forca apo arsye të brendshme për të mos e lejuar një shoqëri të shkojë këtu. Kardinali Robert Sarah, një nga njerëzit e mençur të Kishës katolike që rreket të shpjegojë vuajtjet e njerëzve në botën e sotme, thotë se njerëzit jetojnë në një diktaturë zhurme. Ai shprehet se njeriu është i aftë për të gjitha llojet e zhurmës, të gjitha llojet e luftës dhe për shumë e shumë deklarata false në një kaos ferrnor sepse ai e ka përjashtuar krejtësisht Zotin nga jeta e tij, nga betejat e tij dhe është zhytur në luftë për ta transformuar botën për interesat e tij, për ankthet apo ambiciet e tij.
Zhurma shmang kontaktin e njeriut me veten, shmang përballjen me veten, shmang mundësinë për të reflektuar. Ndërkohë qetësia ka një pushtet të jashtëzakonshëm për ta afruar njeriun më afër asaj që është e natyrshme për të. Qetësia nuk është mungesë, përkundrazi ajo është prani, thotë kardinali. Pra, thjesht duhet të dilet nga kjo diktaturë e tmerrshme zhurme e cila është aq tërheqëse sa as nuk të lejon të shohësh se jeton në të.
Përndryshe do të jetë e pamundur të flasim apo kemi zgjedhje të lira nesër, do të jetë e pamundur të kemi qeveri që përfaqëson njerëzit dhe do të jetë e pamundur të kemi rregulla të drejtë dhe të barabartë për të gjithë nëse nuk qetësojmë këto rrapëllima apo ulërima të mishit duke u futur në qetësinë e përunjësisë dhe të ndjesisë se vdekja do të vijë, duke i qetësuar imazhet e zhurmshme dhe duke i mbajtur larg hungërimat e ëndrrave apo imagjinatave dhe të një bote që rrotullohet gjithnjë siç thotë kardinali.
*Mapo. Titulli është i Politiko. Titulli i autorit: Politika ka vdekur, jemi në kohën e adhurimit të Zeusit
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38