Flash News

KRYESORE

Kushtetua, pasaporta dhe taksat, masat e para që rrjedhin nga pavarësia e Katalonjës

Kushtetua, pasaporta dhe taksat, masat e para që rrjedhin nga

Maxhoranca indipendentiste e parlamentit Katalanas shpalli nëpërmjet një teksti një Republikë të përcaktuar si “shtet i pavarur dhe sovran” dhe propozoi nisjen e negociatave të ndërmjetësuara me shtetin Spanjoll, masa që e vendosin rajonin jashtë kuadrit të Kushtetutës spanjolle.

Negociatat me Spanjën

“Ne konfirmojmë vullnetin për të nisur negociatat me shtetin Spanjoll, pa parakushte, për të përcaktuar një regjim bashkëpunimi në favor të të gjitha palëve. Negociatat duhet të jenë domosdoshmërisht, në mënyrë të barabartë”, sipas këtij teksti.

Thirrje drejtuar komunitetit ndërkombëtar

“Ne do të informojmë Komunitetin ndërkombëtar dhe autoritetet e Bashkimit Evropian për Republikën Kushtetuese, dhe vullnetin për të negociuar, saktësoi teksti që i kërkon BE-së për të ndërhyrë që të ndalojë shkeljen e të drejtave qytetare dhe politike nga ana e qeverisë spanjolle”.

Pasaporta dhe dyshtetësia

Parlamenti i kërkoi qeverisë indipendentiste katalanase për të promovuar, para së gjithash shtetet dhe institucionet, njohjen e Republikës.

Pjesa e dytë e tekstit i referohet një Ligji të tranzicionit ligjor, një lloj Kushtetute paraprake, e miratuar njëkohësisht me deklaratën e pavarësisë, në pritje të zgjedhjeve kushtetuese.

Parlamenti katalanas ftoi qeverinë rajonale për të miratuar dekretet e nevojshme për të prodhuar dokumente me indentitetin katalanas, dhe të nxisë menjëherë nënshkrimin e një traktati të dyshtetësisë me qeverinë e Mbretërisë së Spanjës.

Miratimi i ligjeve, kryesisht në planin e taksave

Të gjithë ligjet në fuqi në Katalonjë duhet të përshtaten në këtë fazë tranzicioni, me një vëmendje të veçantë për të gjithë ato që rregullojnë taksat.

Integrimi i zyrtarëve

Të gjithë zyrtarët varen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga shteti qendror, 26 000 persona në total janë të integruar në shërbimin publik katalanas, përveç rastit të heqjes dorë në mënyrë të menjëhershme, përfshirë katalanasit në shërbim jashtë vendit.

Banka Qendrore

Teksti parashikon gjithashtu krijimin e një banke qendrore katalanase, një bankë e investimeve publike, si dhe nisjen e negociatave në lidhje me borxhin publik me Madridin, dhe një inventar të pasurive.

Kushtetuta

Së fundmi, në këtë tekst njoftohet fillimi i procesit të hartimit të një Kushtetute përfundimtare dhe organizimin e zgjedhjeve kushtetuese sa më shpejt të jetë e mundur.

Të fundit