Flash News

KRYESORE

“Kushtetuta lë për të dëshiruar”, Kurti: Do zbatojmë vendimin e Kushtetueses për masat kundër COVID-19

“Kushtetuta lë për të dëshiruar”, Kurti: Do

Albin Kurti reagoi të enjten, në ditën e Kushtetutës, lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që rrëzoi vendimin e qeverisë për masat shtrënguese parandaluese për koronavirusin. Kurti shprehet fillimisht se Kushtetuta e Kosovës lë shumë për të dëshiruar, pavarësisht se thotë se ajo i “paraprinë pushtetit”.

“Kushtetuta e shtetit i paraprinë pushtetit, ajo është si dyshemeja ashtu edhe tavani i qeverisjes demokratike dhe i funksionimit e i rregullimit institucional, por Kushtetuta e Republikës së Kosovës lë aq shumë për të dëshiruar, që nga mënyra e hartimit e deri te mangësitë dhe pabarazitë. Kushtetuta është themel i Republikës vetëm atëherë kur Republika është thelb i Kushtetutës”, thotë Kurti.

Ai shton, se ditën e Kushtetutës, 9 prillin, qeveria do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e vendimit që vendoste masa kufizuese për qytetarët e Kosovës, me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit.

“Megjithëkëtë, kushtetutshmëria është vlerë që duhet respektuar përditë përveçse tekst betimi që shqiptohet një herë. Andaj sot me 9 prill shënojmë ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës në përvjetorin e saj të dymbëdhjetë. Andaj do ta respektojmë aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, që pas 13 prillit masat e ndërmarra kundër shpërndarjes pandemike të COVID-19 të mos bien në kundërshtim me ngrehinën aktuale juridiko-kushtetuese të Republikës sonë. Natyrisht, gjithmonë duke përmbushur obligimin tonë për mbrojtur deri në maksimum jetën dhe shëndetin e qytetarëve tanë, si dhe mirëqenien ekonomike të bizneseve dhe punëtorëve të vendit”, thotë Kurti.

Të fundit