Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Kushti gjerman dhe amerikan për negociatat: Të dorëhiqet Edi Rama”
“Të korruptuarit duhet të ikin - kjo është kërkesa për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, kështu e nis reagimin Spartak Ngjela lidhur me hapjen e negociatave.
Sipas avokat Ngjelës, Berlini dhe Uashingtoni kanë vendosur kusht për hapjen e negociatave dorëheqjen e Edi Ramës si kryeministër i Shqipërisë.
Ngjela pretendon se zyrtarët në Bruksel e kanë akuzuar Ramën për korrupsion të lartë në qeverinë e tij dhe se ky kabinet nuk mund të vazhdojë të drejtojë më vendin. Ai liston edhe disa nga ngjarjet e rënda korruptive që kanë ndodhur përgjatë viteve.
Reagimi:
Të korruptuarit duhet të ikin - kjo është kërkesa për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. I pari duhet të largohet kryeministri aktual: Rama duhet të japë dorëheqjen para se të fillojë akuza kundër tij. "Kudo spikat korrupsioni i qeverisë aktuale", kështu i thanë Ramës në Bruksel; kurse ai bën sikur skupron. Ky grup të korruptuarish, që ka dhunuar dhe ka varfëruar shqiptarët, nuk mund të vazhdojë më të qeverisë.
l.
"Ka filluar vetingu", tha Rama në Bruksel. Dhe mendon se po gënjen politikën perëndimore. Ka takuar edhe Mogherinin, dhe me sjellje prej mashtruesi mendon se do realizojë hapjen e negociatave në muajin prill pa realizuar kushtin antikorrupsion të vënë nga Uashingtoni. Por këtu ka një pyetje: po amerikanët, përkatësisht politika amerikane, ç'thotë?
Asgjë, thotë ajo; se kryeministrit shqiptar i është vënë një kusht: duam të shohim ligjin për vetingun e politikanëve të lartë. Por Rama nuk e ka pranuar. Dhe amerikanët e dinë psenë e kësaj; ngaqë Rama vetë është i implikuar në korrupsion. Nërkohë Rama mendon se mund të luajë në tel: "do të iki në Moskë"; thotë nëpër bisedime me rangje të ulët, dhe harron që Uashingtoni e di që me këtë tezë shqiptarët e djegin me gjithë brekushet e tij.
Po socialistët ç'presin akoma, me këtë njeri që nuk e pranon politika perëndimore si partner, duan të djegin veten? Gjithçka është hetuar, dhe grupi i Ramës në qeverisje sot është njëlloj i implikuar si grupi i ministrave të Sali Berishës. Është paaftësi nëse lidershipi i pakorruptuar Socialist do të hyjë në rrugën e vetëshkatërrimit për një njëri pa fare vlerë morale si Edi Rama, që tani është në konflikt të hapur moral me politikën amerikane.
Ja pra, kjo është tabloja, sepse Rama ka shkuar në Bruksel që t'iu shmanget amerikanëve. Por kaq mediokër mbeti ky fakir dhe ky i çalë nga mendja!
ll.
A e di zoti Rama që rruga e Shqipërisë drejt Brukselit, kalon nga Uashingtoni? E di ky gjithashtu që eliminimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar është nevojë urgjente për akuzën penale që do të ngrihet për Ramën, Berishën, Metën bashkë me taborët e tyre të ministrave të korruptuar?
Nuk mbaron korrupsioni shqiptar me eliminimin e 40 apo 50 gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë. Korrupsioni fillon kur të nisë vetingu i vjedhësve të mëdhenj të arkës së shtetit shqiptar në 20 vjetët e fundit. Kurse po kuptohet që ekspertiza amerikane ka vendosur ta fillojë nga korrupsioni i pushtetit vendor. Dhe skema filloi të shfaqet në Lezhë, për të avancuar në bashkitë e tjera. Dhe faktet janë drithëruese në bashkinë e Lezhës. Një grabitje e paskrupullt.
Por korrupsioni shqiptar Lezhë është vetëm një pikë uji, sepse gjëndja është shumë e rëndë.
Ja gjendja e faktuar deri tani:
Vetëm nga një bankë në Tiranë janë transferuar në mënyrë abuzive dhe pa gjurmë mbi 5 miliardë Euro nëpër bankat ofshor.
Është bërë batërdia me pronat.
Është grabitur e gjithë prona e pronarëve të vërtetë nga pushtetarët e mëdhenj të demokracisë farsë në Shqipëri.
Është grabitur nafta.
Është shkatërruar i gjithë sistemi i tregut të naftës me kontrabandën e shitjes së naftës shqiptare, të prodhuar dhe shitur këtu, dhe e deklaruar si e eksportuar. Është grabitur Banka e Shqipërisë.
Është vjedhë mbi 40 përqind e fondit të investimit nëpër akset rrugore.
Është krijuar skemë e prodhimit dhe shitjes së narkotikut.
Është shitur dhe përvetësuar privatisht më shumë se 60 përqind e arsenalit ushtarak, afër 2 miliardë dollarë.
Është marrë me dhunë mbi 20 mijë hektarë tokë dhe truall në bregdet.
Është mbushur tregu me skadenca në bashkpunim të shtetit me spekullantët.
Dhe e gjithë kjo masakër antikombëtare që ka varfëruar deri në ekstrem shqiptarët, është vepër direkte e korrupsionit kryeministror shqiptar, se, i gjithë korrupsioni kryeministror shqiptar, në të dy krahët e administrimit: qëndror dhe vendor, është një grabitje që deri tani është vlerësuar në mbi 10 miliardë Euro.
Dhe, për të mbrojtur të gjitha këto, Edi Rama, një kryeministër që nuk di të bëjë asgjë, kërcënon Perëndimin se mund të shkojë në Moskë, njëlloj si Berisha dhe Basha që deshën të destabilizonin Shqipërinë me forcat ruse.
Pa shko, një herë Rama të baba, si Haxhi Qamili! Provojë t'ua thuash shqiptarëve që "kërkoj të mbaj korrupsionin duke e çuar Shqipërinë sërish në Lindje". Thuajua shqiptarëve këtë, pa e sheh se çfarë të gjen ty dhe të gjithë taborin tënd. Por tani kuptohet qartë se Rama këtë e bën se mendon që, me paratë e grabitura nga korrupsioni të garantojë përjetësisht sundimin e shqiptarëve. Hajde mendje hajde! Do t'i dorëzosh, Rama, të gjitha do t'i dorëzosh, një e nga një.
lll.
Janë 10 miliardë Euro të provuara se u janë grabitur shqiptarëve nga korrupsioni. Por nuk janë vetëm kaq, sepse hetimi ndërkombëtar po vazhdon. Zoti Rama, kjo është vepra juaj e cila duhet të ndëshkohet e gjitha. Por ndëshkimi i saj është pikërisht kushti amerikan dhe gjerman për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Të tjerat janë fjalë katundi.
Ndërsa ky proces ende nuk ka nisur, dhe një pafille si Edi Rama mendon se mund të gënjejë politikën amerikane dhe gjermane me ato që dëgjuam dje në media për takimet e tij në Bruksel. Jo zotëri, nuk janë fare ato arsyet e pranimit të gjendjes shqiptare për përmbushjen e detyrimeve kundrejt arritjes në luftën kundër korrupsionit.
Jo; është tabloja që unë paraqita më lart. Shumë shpejt sigurisht se do të pritet që të vendoset botërisht kushti për eliminimin real të korrupsionit kryeministror shqiptar në 20 vjet në Shqipëri: që nga viti 1998 e deri në vitin 2018. Duhet të fillojnë denoncimet reale të gjetura realisht për të gjithë nivelin e lartë të korrupsionit shqiptar. Dhe kjo do të fillojë, sigurisht.
Në fakt këtë po përgatit edhe Uashingtoni, edhe Berlini, por sidomos, këtë po presin edhe shqiptarët. Dhe denoncimi duhet të fillojë domosdoshmërisht, se koha ka ardhur. Eliminimi i korrupsionit shqiptar do të jetë fillimi i procesit të shfaqjes së forcës shqiptare në Tiranë, në Prishtinë dhe në Shkup. Në fakt tani ai është i eliminuar, sepse hetimi ndërkombëtar e ka faktuar plotësisht.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38