Flash News

KRYESORE

Kushti i Xhelal Mziut për të liruar zyrën

Kushti i Xhelal Mziut për të liruar zyrën

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me kryebashkiakët e djathtë në qytete të ndryshme.

Pas takimit, Xhelal Mziu kryetari i Bashkisë së Kamzës është shprehur sërish i vendosur se nuk do të ikë nga posti që mban.

“Asnjë lloj shanci nuk ka që të lëmë zyrën. Nuk ka lidhje Lulzim Basha por ato ishin zgjedhjet farsë. Nuk është një vendim zyrtar po ajo e një pjese të madhe të shqiptarëve. Zyrën e liroj vetëm nëse vjen një kryetar legjitim”- u shpreh Mziu.

Edhe më herët Mziu ka mbajtur të njëjtin qëndrim, kur deklaronte se “jam i gatshëm të përballem në garë reale, postin e kryebashkikut e lë vetëm me votë të lirë”.

Kjo ishte mbledhja e dytë e Bashës me kryetarët e bashkive të PD-së, pasi edhe një ditë më parë ai zhvilloi një mbledhje.

 

Të fundit