Flash News

KRYESORE

Kushti që do të detyronte Çuçin të japë dorëheqjen nga posti i ministrit

Kushti që do të detyronte Çuçin të japë

OKB ka deklaruar se në 30 vjet janë larguar 1 milion e 20 mijë qytetarë shqiptarë nga Shqipëria, shifër kjo që është konsideruar e ulët nga ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi.

Në një intervistë për emisionin "Hard Talk", Çuçi është shprehur se kjo është shifra nga më të ulëtat në krahasim më shumë vende të tjera dhe se jep dorëheqjen nëse raporti i Kombeve të Bashkuara nuk është ashtu siç ai deklaron.

"Ka një raport të UN të para disa muajsh ku jep një pasqyrë shumë të qartë me statistika për lëvizjen e shqiptarëve jashtë Shqipërisë, dhe del shumë qartë që fluksi më i madh i lëvizjeve ka qenë midis 1998 dhe 2003, dhe është fluksi nga më të ultët në këto vitet e fundit. Merr raportin e UN dhe shikoje. Raporti i Kombeve të Bashkuara për lëvizjen e popullsisë në gjithë botën ka fluksin e lëvizjes së shqiptarëve në 25 apo 30 vite nuk e mbaj mend. Unë jap dorëheqjen tani nëse nuk është ashtu siç them unë. Që nuk janë këto vitet më të këqia të lëvizjes së shqiptarëve. Në vend tani ta jap dorëheqjen. Referojuni raportit të fundit të Kombeve të Bashkuara.

E para është referenca dhe e dyta është që po, njerëzit do ikin. Njerëzit janë në kërkim të një jete më të mirë. Është një fenomen që ndodh në gjithë botën", tha Çuçi.

Të fundit