Flash News

KRYESORE

Kuvendi drejt ndryshimeve kushtetuese, zbulohet lëvizja e Bashës

Kuvendi drejt ndryshimeve kushtetuese, zbulohet lëvizja e Bashës

Sot në Kuvendin e Shqipërisë do të miratohen ndryshimet kushtetuese pa dakordësinë e opozitës jashtë parlamentare.

Ndërkohë mësohet se lideri i PD-së Lulzim Basha do të takojë aleatët e tij në selinë blu. Takimi do të mbahet në orën 12:30.

Deri tani në Kuvend kundër ndryshimeve Kushtetuese janë shprehur deputetët Kujtim Gjuzi, Adriatik Alimadhi, Artur Roshi dhe Zef Shtjefni. Ramës i duhen sot 94 vota për Ndryshimet Kushtetuese.

Kujtojmë se dje pas 5 orësh diskutime mbledhja e Këshillit Politik përfundoi pa arritjen e një konsensusi mes palëve për hapjen e listave apo koalicionet parazgjedhore. Po ashtu përplasje pati mes  përfaqësuesit të mazhorancës, Damian Gjiknuri, dhe përfaqësuesve të opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

Të fundit