Flash News

KRYESORE

Kuvendi i Kosovës do të shpërndahet më 22 gusht

Kuvendi i Kosovës do të shpërndahet më 22 gusht

Parlamenti i Kosovës do të shpërndahet më datën 22 gusht. Ky është vendimi i kryetarëve të grupeve parlamentare pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit. Kryetari i Kuvendi, Kadri Veseli, tha pas mbledhjes se pati konsensus për disa vendime që, sipas tij, janë në interes të qytetarëve.

“Shpërndarja e Kuvendit i jep mundësi Presidenti automatikisht që të caktojë datën e zgjedhjeve. E kam thënë me bindje të plotë, edhe sot e them, se e vetmja zgjidhje janë qytetarët e vendit tonë, dhe janë zgjedhjet. Ato nuk janë vetëm opsion apo alternativë, por vendim i duhur për qytetarët. Me këtë vendim kemi treguar dinjitet para qytetarëve tanë”, u shpreh ai.

Veseli shtoi se parlamentarët e dinë datën e shpërndarjes së Kuvendit.

“Ndonëse është kompetencë e Presidentit, janë 30-45 ditë nga shpërndarja e Kuvendit kur duhet të mbahen zgjedhjet”, përfundoi ai. Më 22 gusht në orën 10:00 nis shpërndarja e parlamentit.

Të fundit