Flash News

KRYESORE

Kuvendi i Kosovës i hap rrugë krijimit të ushtrisë

Kuvendi i Kosovës i hap rrugë krijimit të ushtrisë

Parlamenti i Kosovës miratoi sot tri projektligjet që i hapin rrugë ndryshimit të mandatit të Forcës së Sigurisë.

Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes është miratuar me 101 vota, ai për Forcën e Sigurisë së Kosovës me 98, kurse projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës me 96 vota.

Kundër këtyre projektligjeve, u shpreh vetëm partia e Listës Serbe.

“Sa u përket funksioneve të FSK-së, që të tria ligjet kanë një detyrë: mbrojtja e integritetit territorial të Kosovës, mbrojtja e qytetarëve dhe komuniteteve të Kosovës, mbrojtja ushtarake civile dhe pjesëmarrja në operacione ndërkombëtare”, tha kryeministri Haradinaj.

Të fundit