Flash News

KRYESORE

Kuvendi i Kosovës voton pro projektligjit për delegacionin për dialogun

Kuvendi i Kosovës voton pro projektligjit për delegacionin për

Kuvendi i Kosovës ka votuar në parim me 61 vota pro, projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë.

Deputetë nga pozita dhe opozita zhvilluan një diskutim, ku zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se projektligji rregullon atë se çfarë mund të negociohet dhe nuk mund të negociohet, në dialogun me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Europian.

“Me këtë projektligj natyrisht se janë dhënë të gjithë parametrat e duhur që çështja e përfaqësimit të Kosovës në dialog të rregullohet në mënyrë te mirëfilltë”, tha Hoxhaj.

Të fundit