Flash News
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Patrik Sadikaj
Edi Rama mund ta mbushë Parlamentin me 140 deputetë, madje edhe të klonojë idiotë sa për 4-5 parlamente, por ama nuk do të mundet kurrë të ndërtojë një parlament të vërtetë që ta besojë qoftë edhe vetë ai.
Që kur opozita nisi serinë e protestave me mandate të djegura, parlamenti i Edi Ramës nuk është më asgjë tjetër vetëm një shfaqje palaçosh që nuk besoj ta pranojë për ta vënë në skenë as Teatri i Kukullave. Jo se palaçot nuk janë në lartësinë e rolit për të cilin janë joshur, jo pa kosto, prej Rilindjes, por se skena ku ata kanë zgjedhur të luajnë është shumë periferike dhe për të s'ka askush më interes.
Është shumë qesharake skena, kur të regjizuar nga “Fuga Produksion”, deputetët rilindas dhe neorilindas marrin gjithë zell fjalën duke qëndruar me minuta të stërgjata në foltoren pa zë të sallës së Kuvendit. Ai që i ka vënë në këtë detyrë e di fort mirë se zëri i tyre nuk shkon përtej rreshtit të parë të sallës, por ata vetë që flasin, të ngratët, mendojnë se janë duke i shërbyer denjësisht atdheut dhe po shkruajnë emrin në historinë e Rilindjes.
Normalisht që Parlamenti nuk është më. Ashtu siç nuk ka qënë as në kohën e babait të Ramës, megjithëse partia e tij fitonte me 99.99 përqind të votave pa pasur askënd përballë. Tani në vend të parlamentit, ka vetëm një kazan që thjesht ngroh rakinë që qeveria mendon se do të dehë sërish shqiptarët.
E enjtja nuk është më dita kur shqiptarët ngërtheheshin para TV-së dhe ndiqnin debatin e rradhës mes qeverisë dhe opozitës. Tani e enjtja, ndonjëherë e mërkura apo e marta, është dita kur të gjithë bëjnë të njëjtën gjë para ekranit, por jo për të parë kllounët e veshur me kostum deputeti në Kuvend, por për të ndjekur protestën e rradhës së opozitës. Normalisht janë ende të pangrohur mirë dhe shumë mungojnë në atë shesh ku mblidhet një pjesë e madhe e shqiptarëve, por ama edhe para ekranit e kanë nisur betejën e tyre ndaj Rilindjes.
Edhe pse në distancë e kanë bërë zgjedhjen e tyre, duke mos e ndjerë më shfaqjen e dalë boje të një qeverie që nuk qeveris më, por thjeshtë bubërron të gjejë kllounë për skenën e rrënuar të Rilindjes që në mungesë të spektatorit po roitet drejt falimentimit.
Pra, protesta mbase nuk ka arritur akoma kulmin, por ama ka shënuar një fitore të madhe: ka prishur spektaklin e qeverisë. Mbase nuk e ka rrëzuar ende qeverinë, por opozita ka fituar betejën me propagandën miliona euroshe të qeverisë dhe e ka tërhequr Parlamentin jashtë gardhit me hekura e me tela me gjemba ku ngujohet si në kohë lufte sekti rilindas i pasuruar edhe me një sekt neorilindas kohët e fundit.
Opozita ia ka dalë të nxjerrë nga tregu parlamentin e krimit, siç e quan ajo, dhe të ngrejë një parlament të ri në rrugë. Tani s'ka më asgjë që vlen brenda godinës, zëri i vetëm që u dëgjua sot dhe më herët në protestat e tjera ishte zëri i opozitës, aty folën deputetët e popullit.