Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Kuvendi i zgjodhi anëtare të Gjykatës Kushtetuese, dy juristet nuk plotësonin pikët për Shkollën e Magjistraturës
Sot Kuvendi i Shqipërisë votoi për dy plotësimin e vendeve vakante për Gjykatën Kushtetuese.
Me shumicë votash, ka miratuar Elsa Toskën dhe Fjona Papajorgjin si anëtare të reja të Kushtetueses.
Ndërsa juristja Arta Vorpsi u shpall e emëruar automatikisht pas skadimit të afatit 30 ditor nga ana e presidentit.
Vorpsi dhe Toska, dy këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese, në testimin që u zhvilluar në maj të 2018-ës për Shkollën e Magjistraturës nuk mundën të marrin pikët e mjaftueshme për të fituar statusin e magjistarit.
Arta Vorpsi fitoi 56 pikë, ndërsa Elsa Toska 57 pikë, rezultat më i ulët sesa limiti minimal prej 60 pikësh nga 100 të mundshme, që kërkohet për pranimin në Shkollën e Magjistraturës.
Faktin që nuk kanë arritur të fitojnë dot Shkollën e Magjistraturës, dy kandidatet e kanë pranuar në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.
“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin tim në detyrë, gjë që do të thotë se mori në konsideratë dhe vlerësoi tërësinë e profilit tim, përfshirë edhe testin e magjistraturës. Kjo ishte në parim. Në konkret, sigurisht mund t’ju them se testi profesional vetë provimi ishte i përbërë nga dy komponentë: testi profesional dhe ai i një natyre të përgjithshme. Në testin profesional kam marrë mbi 75 përqind të pikëve të kërkuara nga 60 përqind, ndërsa në testin e një natyre të përgjithshme nuk arrita dot 60 pikëshin”, deklaronte Elsa Toska mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.
Ndërsa Arta Vorpsi deklaronte:
“Lidhur me pyetjen e parë, në dijeninë time është 60 pikë të testit Scantron, që quhet, dhe e njëjta gjë është edhe për testin profesional. Nëse e keni fjalën për pikët e Scantron-it, unë kam marrë 57 pikë, pra tri pikë më pak. Sa i përket pyetjes së dytë, nuk kam qenë asnjëherë e angazhuar me ndonjë parti apo grupim politik.”
Prej ditësh vakancat për Gjykatën Kushtetuese u shoqëruan me debate të forta mes presidentit Ilir Meta dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Nga ana e tij Presidenti Meta deklaronte se KED ka shkelur praktikat ligjore, duke ritheksuar se brenda aftit 30-ditor plotësimi i dy vendeve vakante nuk është i mundur, pasi vë institucionin që ai drejton në vështirësi ligjore. Madje, ai e ka cilësuar edhe si tentativë të qëllimshme të KED për të cënuar presidentin.