Flash News

KRYESORE

Kuvendi kalon sërish ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar, 75 deputetë votuan pro

Kuvendi kalon sërish ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar, 75

Me 75 vota pro, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë miratuar ligjin që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar. Deputetët kanë miratuar ndryshimet në ligj, pas kthimit në Kuvend nga presidenti Ilir Meta, duke hapur garën për kompanitë e tjera të interesuara.

Asnjë deputet i mazhorancës nuk u shpreh kundër ligjit që i hap rrugë shembjes së godinës së teatrit, ndërkohë që në sallë munguan kryeministri Edi Rama dhe ministri i Diasporës, Pandeli Majko.

Mëngjesin e sotëm u zhivllua një protestë jashtë ambienteve të Kuvendit, ku shoqëria civile kërkoi nga socialistët që tërhiqen nga plani i tyre. Gjithashtu, opozita ka paralajmëruar qeverinë se Teatri Kombëtar do të mbrohet me forcë nga shembja.

Të fundit