Flash News

KRYESORE

Kuvendi kërkon anëtarë për Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian, hap aplikimet

Kuvendi kërkon anëtarë për Këshillin Kombëtar

Kuvendi ka njoftuar hapjen e aplikimeve për të interesuarit që duan të jenë pjesë e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.  Në faqen e Kuvendit thuhet se KKIE është “struktura më e lartë këshillimore kombëtare për integrimin evropian, i cili nxit dhe garanton bashkëpunimin gjithëpërfshirës ndërmjet forcave politike, institucioneve publikë dhe shoqërisë civile, si dhe siguron rritjen e transparencës në vendimmarrjen për çështjet e integrimit”.

Ky Këshill drejtohet nga kryetari i Komisionit Parlamentar të Integrimit dhe ka si zëvendëskryetar kryesuesin e delegacionit shqiptar në Komitetin Parlamentar për Stabilizim-Asociimin. Gjithashtu, KKIE ka në përbërje të tij si anëtarë me të drejtë vote, kryetarët dhe zv.kryetarët e komisioneve parlamentare, përfaqësues të institucioneve qendrore dhe institucioneve kryesore kushtetuese, si dhe tre përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile për secilin nga kapitujt e legjislacionit të BE, të përfshira në çështje të integrimit europian.

“Bazuar në Rregulloren e KKIE, përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile përzgjidhen nga Kryetari dhe Zëvendëskryetari i Këshillit, ndërmjet organizatave që aplikojnë pranë Sekretariatit Teknik për të marrë pjesë në takime, për një periudhë 2 vjeçare. Në përzgjedhje përparësi do t’u jepet atyre organizatave që kanë vazhdimësi në veprimtarinë e tyre dhe ofrojnë ekspertizë në lidhje me çështjet e integrimit evropian. Përzgjedhja do të bëhet në bazë të ekspertizës së tyre me legjislacionin dhe politikat e Bashkimit Europian”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Aplikimet janë të hapura deri në datën 15 maj.

Të fundit