Flash News

KRYESORE

Kuvendi Kombëtar, Basha mbledh kryetarët e degëve

Kuvendi Kombëtar, Basha mbledh kryetarët e degëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thirrur në një mbledhje në selinë blu kryetarët e degëve të PD-së në rrethe.

Takimi do të mbahet në orën 17:00. Politiko.al ka mësuar se në fokus të kësaj mbledhjeje do të jetë organizimi sa i takon Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Mbrëmjen e datës 8 mars, Partia Demokratike zhvilloi mbledhjen e saj të Kryesisë ku u vendos mbajtja e Kuvendit Kombëtar në datat 28 dhe 29 prill. Po kështu, në mbledhjen e fundit të Kryesisë u vendos edhe ngritja e një grupi pune i cili do të hartojë ndryshimet statustore të cilat të cilat do ti paraqiten Kuvendit Kombëtar të PD-së për votim./Politiko.al

Të fundit