Flash News

KRYESORE

Kuvendi Kombëtar, porosia e Bashës për kryetarët e degëve

Kuvendi Kombëtar, porosia e Bashës për kryetarët e

Pasditen e së premtes, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi në një takim kryetarët e degëve të PD-së në rrethe. Mbledhja ishte në kuadër të organizimit të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Politiko.al, ka mësuar se gjatë takimit të zhvilluar në selinë blu, Basha u ka kërkuar drejtuesve të degës që brenda datës 25 Mars të njoftojnë listën e anëtarëve në Kuvendin Kombëtar sipas përcaktimeve të Statutit.

Kuvendi Kombëtar i PD-së do të mbahet në datat 28 dhe 29 prill. Vendimi u morr nga Kryesia e PD-së e cila miratoi gjithashtu edhe ngritjen e një grupi pune që do të hartojnë ndryshimet statusore dhe që do ti paraqiten Kuvendit Kombëtar për votim.

Të fundit