Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Kuvendi kthehet nesër. Në fokus, ministri i ri i Jashtëm dhe beteja e shpallur e opozitës
Parlamenti do të rinis të hënën në orën 10:00 punimet për sesionin e katërt të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit. Opozita pritet të marrë pjesë në seancë, për të nisur atë që Lulzim Basha e ka quajtur më herët një betejë të fortë kundër qeverisë Rama, megjithatë vendimi final do të merret në grupin e PD.
Veç caktimit të kalendarit të punimeve dhe njohjes me projektligjet e depozituara, pritet të votohet edhe dekreti i presidentit Meta për shkarkimin e Ditmir Bushatit dhe emërimin e Ramës në krye të diplomacisë.
Pak ditë më parë votimi i dekreteve të ministrave të rinj shkaktoi tension në kuvend, pasi PD kërkoi të merrte fjalën, por nuk u lejua nga kryetari Gramoz Ruci. Për pasojë opozita paralajmëroi nisjen e protestave masive për rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës.