Flash News

KRYESORE

Kuvendi mblidhet sot për ministrat, Ilir Meta karton të kuq për Fatmir Xhafajn?

Kuvendi mblidhet sot për ministrat, Ilir Meta karton të kuq për

Politiko.al

Sot pritet të zhvillohet seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, pritshmëria e madhe e së cilës do të jetë, se si do të votojnë deputetët e Metës. Sot shefi i LSI mund të 'rrëzojë' qeverinë duke i hapur rrugën një zhvillimi tronditës politik, por edhe të pritur, të paktën nga opozita e cila është në ditën e 34-t të protestës. LSI nuk e ka thënë ende fjalën e saj, dhe madje e ka futur atë në një 'lojë fjalësh', sa i takon koalicionit parazgjedhor me Partinë Socialiste. I sigurt është shfaqur vetëm Edi Rama, i cili në Top Story të Sokol Ballës ka ngritur 10 gishta, për ta vlerësuar me notën më të lartë gjasën e një pakti parazgjedhor mes partive të majta.

Mes metës dhe Xhafajt nuk rrjedh vetëm vreri i një përplasjeje e parehatie që ngriti krye korrikun e vitit të shkuar, pas tensioneve të Reformës në Drejtësi, por edhe deklaratat 'flakë e zjarr' të deputetëve dhe eksponentëve të lartë të LSI, të cilët kanë qenë kritikë të shkallës sipërore ndaj qeverisjes (edhe pse bëjnë pjesë vetë në të).

Burime pranë Metës i thanë Politiko.al, se ai është duke u konsultuar me sondazhet, por nuk e ka ndarë ende mendjen sa ai takon një koalicioni.

Sa i takon seancës së sotme, nuk pritet që kryeparlamentari Meta të ngrihet më lart se Presidenti Nishani.

Të fundit