Flash News

KRYESORE

Kuvendi miraton me 78 vota pro programi politik të “Rama 2”

Pas një seance maratonë, Kuvendi ka miratuar mbrëmë në orët e para të mëngjesit, pas 20 orësh, programin e qeverisë “Rama 2” me 78 vota pro. Kuvendi ka miratuar kabinetin qeveritar “Rama 2” dhe programin e tij politik. Seanca maratonë e cila nisi punimet qysh prej orës 9 të mëngjesit të djeshëm i mbylli punimet sot në orën 7. Për programin e qeverisë dhe kabinetin e ri votuan pro 78 deputetë dhe kundër 51, ndërsa 7 deputetë nuk morën pjesë në votim.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci pasi lexoi emrat e rinj te ministrave hapi votimin. Pas miratimit në Kuvend, qeveria Rama 2 pritet të betohet tek Presidenti i Republikës. Ruçi njoftoi se sot ne oren 18:00 do të zhvilloi takimin me kryetarët e grupeve për të mbajtur seancen e radhës.

Në këtë seancë që u hap me fjalën e kryetarit të PD Basha, morën fjalën të gjithë deputetët, duke diskutuar për programin politik të qeverisë Rama 2.

Programi i qeverisë u prezantua nga vetë kryeministri dy ditë më parë nga foltorja e Kuvendit, ku paraqiti premtimet për 4 vitet e ardhshme.

 

Të fundit