Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Kuvendi miraton eurobondin 650 milionë euro pas pëlqimit të Metës, paralajmërojnë ekspertët: Nuk është koha të rrisim borxhin
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 86 vota “pro”, 12 kundër dhe 5 abstenim projektligjin për emetimin e eurobondit dhe përjashtimin e tij nga taksat dhe tatimet.
Miratimi i eurobondit vjen një ditë pasi Presidenti Meta refuzoi të jepte pëlqimin e tij me argumentin se nuk sqarohen arsyet e kësaj emergjence për të marrë këtë borxh.
Në fjalën e tij, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi bëri me dije se pas refuzimit të Metës, Komisioni i Ekonomisë dhe grupi socialist kanë bërë ndryshimet e nevojshme për këtë projektligj, duke marrë parasysh edhe propozimet e Presidentit. Pas kësaj Presidenti Meta ka dhënë pëlqimin e tij për kërkesën për një eurobond të ri.
“Në mbështetje të rezerva që Presidenti i Republikës kishte, i kam kërkuar komisionit të ekonomisë për t’i shqyrtuar të gjitha sugjerimet që Presidenti kishte dhe sic ju njoftova në fillim të seancës të gjitha sugjerimet e bëra i ka kthyer në amendamente të cilat zyrtarisht është njoftuar presidenti nëpërmjet një shkrese zyrtare nga kryetarja e komisionit dhe sapo ka mbërritur pëlqimi i Presidentit”, deklaroi Ruçi.
Huaja për eurobondin e ri do të ketë një afat shlyerje nga 7 deri në 10 vite, ndërsa referuar kësaj Ministrja Denaj është shprehur se: “Financimi i siguruar nga eurobondi ritheksoj i planifikuar më parë do të shërbej për të rifinancuar eurobondin e marr në vitin 2015 një proces standart në tregjet financiare ndërkombëtare. Për të plotësuar nevojat për financim në vitin 2020 si dhe të sigurojë pjesërisht valutën e nevojshme për shëbimin e detyrimeve të borxhit në valutë.”
Ministrja Denaj është entuziaste se Shqipëria mund të ketë shanse të marrë një borxh me interes afro 3.5% të eurobondit që emetoi dy vjet më parë. Mirëpo, entuziazmin e Ministres së Ekonomisë e ulin ekspertët të cilët theksojnë se nuk është koha që të merren borxhe sidomos në fazën rimëkëmbjes dhe të marrjes së kredive që ndodhemi pas situatës së tërmetit të nëntorit.
“Nuk është koha e përshtatshme që të kërkosh të rrisësh borxhin pavarësisht se nga kriza të gjitha vendet dalin me një rritje borxhi, por nivelet duhet të jenë të arsyeshme. Pasi keni parasysh se do të marrim një borxh të lartë për rimëkëmbjen nga tërmeti. Nga ana tjetër shikoj opsionet që këtë shumë ta ndajmë dhe në dy pjesë ta marrim një pjesë nga tregu i brendshëm sepse ka depozita të mëdha në euro në sistemin bankar shqiptar dhe interesat të mbeteshin depozituesve shqiptar”, shprehet ish ministri i Financave Arben Malaj.
Kjo është hera e katërt që qeveria merr borxh në tregjet ndërkombëtare, hera e fundit ishte në 2018 kohë kur qeveria mori 500 mln euro.