Flash News

KRYESORE

Kuvendi miraton KQZ-në e re, Ilirjan Celibashi zgjidhet kryetar

Kuvendi miraton KQZ-në e re, Ilirjan Celibashi zgjidhet kryetar

Kuvendi ka miratuar gjatë ditës së sotme Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve që do të zëvendësojë KQZ-në.

Kreu i këtij Komisioni do të jetë Ilirian Celibashi i cili ka marrë 106 vota vota, ndërsa me 105 vota është zgjedhur zv.Komisioner Leald Pelingu.

KQZ-ja e re:

Ilirjan Celibashi zgjidhet komisioner shtetëror i zgjedhjeve

Lealba Pelingu zgjidhet nënkomisioner shtetëror i zgjedhjeve

Anëtarët e komisionit rregullator të zgjedhjeve

Ilirjana Nano

Dritan Çaka

Arens Çela

Muharrem Çakaj

Helga Vukaj

Anëtarët e komisionit të ankimimeve dhe sanksioneve

Ilirjan Rusmali

Elvin Lako

Koli Bele

Elvis Çefa

Ledio Braho

Kujtojmë se, Ilirjan Celibashi ka mbajtur postin e kreut të KQZ-së më herët gjatë periudhës 2001 – 2006. Në 2013-ën ai u zgjodh deputet i Qarkut të Fierit për Partinë Socialiste.

Ai tha se “interesi për ta zhvilluar ndryshe karrierën profesionale” ishte shtysa e parë që e nxiti për të kandiduar në këtë post.

Të fundit