Kuvendi miraton ndërtimin e kullës 350 metra të lartë në Tiranë, firma 15 vite pa taksa

Kuvendi i Shqipërisë ka dhënë  sot miratimin për hapjen e negociatave për të firmosur marrëveshjen për ndërtimin e kullës 350 metra të lartë në Tiranë e cila do të jetë dhe  ndërtesa më e lartë në vendin tonë.

Ndërtimi i kullës u miratua me votat pro të 78 deputetëve ndërsa një prej tyre abstenoi.

Firma arabe “Al Habtoor Investment” që do ta ndërtojë kullën ka kërkuar të përjashtohet nga taksat për 15 vite, si dhe faljen e 25 000 mtruall tek Bulevardi i Ri që po ndërtohet në Tiranë.

Ambientet do të kenë si qëllim banimin, dhënien e shërbimeve dhe hotelerinë. Kompaniado të investojë 250 milion dollarë dhe ka premtuar se do të përfundojë ndërtimin për 3 vjet.