Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Kuvendi miraton qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, udhëhiqet zyrtarisht nga Zoran Zaev
Parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi mbrëmë vonë qeverinë e re të udhëhequr zyrtarisht nga kryeministri Zoran Zaev.
Me 62 vota pro dhe 51 kundër të opozitës, ashtu siç kishin paralajmëruar deputetët votuan qeverinë e re të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ndërkohë, deputeti Arben Ziberi votoi në një hapësirë specifike në kuvend, pasi ishte i infektuar me Covid-19.
Zoran Zaev në fjalimin e tij theksoi se ai dhe kabineti i tij qeveritarë do të punojnë për një të ardhme më të mirë, teksa kërkoi bashkëpunim edhe nga opozita.
Përbërja e qeverisë së re:
Kryeministër – Zoran Zaev
Zëvendëskryeministër i parë – Artan Grubi
Zëvendëskryeministër për çështje evropiane – Nikolla Dimitrov
Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike – Fatmir Bytyqi
Zëvendëskryeministër për luftë kundër korrupsionit – Ljupço Nikollovski
Ministrat
Ministër i Punëve të Brendshme – Oliver Spasovki
Ministër i Mbrotjes – Radmilla Shekerinska
Ministër i Financave – Fatmir Besimi
Ministër i Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi
Ministër i Transportit dhe Lidhjeve – Bllagoj Boçvarski
Ministër i Punëve të Jashtme – Bujar Osmani
Ministër i Drejtësisë – Bojan Mariçiq
Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – Naser Nuredini
Ministër i Arsimit dhe Shkencës – Mila Carovska
Ministër i Punës dhe Politikës Sociale – Jagoda Shahparska
Ministër i Bujqësisë – Arijanit Hoxha
Ministër i Kulturës – Irena Stefoska
Ministër i Vetëqeverisjes Lokale – Goran Milevski
Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Jeton Shaqiri