Flash News

KRYESORE

Kuvendi miraton strukturat e reja të KLGJ dhe KLP

Seanca e sotme plenare ka zgjatur rreth 3 orë, gjatë të cilave u miratuan strukturat e reja të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të lartë të Prokurorisë. Deputetët e maxhorancës të pranishëm në seancë miratuan me 72 vota pro dhe asnjë kundër, ngritjen e strukturave të reja të drejtësisë. Personeli i KLP do të përbëhet nga 65 persona, ndërsa për KLGJ do të numërojë një staf prej 125 punonjësish.

Me një lëvizje të papritur, maxhoranca vendosi të mbledhë sot seancën, për të shmangur protestën e njoftuar nga opozita për ditën e enjte. Por opozita iu përgjigj me një tjetër thirrje për protestë, ndërsa ftoi qytetarët të mblidhen në protestë urgjente në sheshin përpara Kuvendit.

Seanca e sotme plenare është seanca e parë pasi deputetët e opozitës vendosën të digjnin mandatet.

Të fundit