Kuvendi nis me një minutë heshtje, Gramoz Ruçi thotë nëpër dhëmbë emrin e funksionarit të PD-së

Kuvendi ka nisur punimet ditën e sotme me një minutë heshtje në nder të Agur Vrenozit, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë në Fier. Vrenozi u përpoq të ndalë grabitësit e një pike këmbimi valutor, por u qëllua me plumb në kokë dhe ndërroi jetë.

Mirëpo sot në Kuvend, teksa Gramoz Ruçi dha një minutë heshtje në nder të të ndjerit, tha si nëpër dhëmbë emrin e ish-këshilltarit të PD-së në Fier. Siç duket, Ruçi nuk e dinte emrin e Vrenozit. 

Nga salla e Kuvendit, deputeti demokrat i Qarkut Fier, Luan Baci, teksa vlerësoi aktin qytetar të Vrenozit, kërkoi nga Kuvendi që të vijojë me tej procedurat për ta shpallur “Qytetar nderi” për aktin e kryer.

“Akti i Agur Vrenozit ishte mbreslënës, Ai humbi jetën. Ne e bëjmë këtë kërkesë jo vetëm për arsyen se Vrenozi ishte drejtues i strukturave të PD në Fier po ishte edhe një qytetar i nderuar”, u shpreh deputeti demokrat Luan Baçi sot në Kuvend dhe të gjithë deputetët u ngritën në këmbë.