Flash News

KRYESORE

Kuvendi nis seancën për shkarkimin e Presidentit Meta

Kuvendi nis seancën për shkarkimin e Presidentit Meta

Kuvendi ka nisur një seancë të posaçme plenare, ku do të shqyrtohet vendimi për shkarkimin e Presidentit Meta.

Kuvendi pritet të votojë ngritjen e Komisionit Hetimor ndaj presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Partia Socialiste akuzon Presidentin se ka shkelur Kushtetutën me dekretin për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve më 30 qershor.

Komisioni Hetimor përbëhet nga: Ulsi Manja, kryetar, Vasilika Hysi, anëtare, Klotilda Ferhati, anëtare, Bashkim Fino, anëtar, Alket Hyseni, anëtar.

Nga opozita parlamentare:

1- Alban Zeneli

2- Halit Valteri

Burime nga Kuvendi bëjnë me dije se numri i anëtarëve në Komisionin Hetimor pritet të ndryshojë nga 9 në 11, pasi edhe grupi i përfaqësuar nga Alimadhi ka kërkuar përfaqësim.

Seanca plenare pritet të mbarojë para nisjes të protestës të opozitës.

 

Të fundit