Flash News

KRYESORE

Kuvendi nis të hënën, maxhoranca ‘rrëzon’ dekretet e Metës brenda shtatorit

Kuvendi nis të hënën, maxhoranca ‘rrëzon’

Ditën e hënë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë rikthehen në punë pas një pushimi 45 ditor.

Edhe pse seanca hapëse e punimeve të Kuvendit do të jetë solemne, maxhoranca ka ndërmend të vazhdojmë menjëherë axhendën e saj politike.

Pritet që, përpara zhvillimit të seancës së parë plenare të mblidhet Konferenca e Kryetarëve të Kuvendit, e cila do të miratojë edhe programin e punës dhe kalendarin e punimeve 3-javore.

Sipas një shkrimi në gazetën Panorama, drafti paraprak i kalendarit të punimeve të Kuvendit që e disponojnë deputetët parashikon rrëzimin e të gjitha dekreteve të presidentit Ilir Meta, brenda datës 19 shtator.

Dekretet e Metës pritet të rrëzohen në dy seancat e para parlamentare që do të mbahen në datat 12 dhe 19 shtator.

Janë gjithsej 9 ligje të miratuara nga maxhoranca që Meta ka kthyer për rishqyrtim gjatë muajit korrik.

Kujtojmë se dy prej ligjeve më të përfolura janë dy koncesionet për ndërtimin e rrugëve Milot-Balldrem dhe Orikum-Dukat, si dhe vetë ligji për koncesionet.

Duket se maxhoranca do t’i marrë sa më parë në shqyrtim këto nisma ligjore.

Të fundit