Flash News

KRYESORE

Kuvendi i ri, Thaçi përzgjedh 3 gushtin

Kuvendi i ri, Thaçi përzgjedh 3 gushtin

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thirrur mbledhjen e parë të legjislaturës së gjashtë të Kuvendit në 3 gusht.

Në një njoftim për shtyp, presidenca kosovare bën të ditur se seanca do të mbahet të hënën në orën 10.00.

“Kryetarin dhe Kryesinë e Legjislaturës së Pestë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi, presidenti Thaçi i ka udhëzuar që të përgatisin edhe propozimin e rendit të ditës. Këtë vendim, i cili ka hyrë në fuqi sot, presidenti Thaçi e ka marrë duke u bazuar në nenin 66 (paragrafi 3) dhe nenin 84 (pika 3) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenin 6 të Ligjit Nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës, si dhe duke marrë parasysh vendimin e datës 8 korrik 2017, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për çertifikimin e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të 11 qershorit 2017”, theksohet në njoftimin për shtyp.

Të fundit