Flash News

KRYESORE

Kuvendi rivoton sot ligjin për shembjen e teatrit, ç’pritet të ndodhë brenda dhe jashtë Parlamentit

Kuvendi rivoton sot ligjin për shembjen e teatrit, ç’pritet

Dita e sotme pritet të jetë e mbushur me zhvillime dhe debate të forta sa i takon aktualitetit politik.

Në orën 10.00 është parashikuar të nisë seanca plenare, një seancë ku veç raportimit të kryeprokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku për 60 minuta para deputetëve, sot është parashikuar në rend të ditës që të votohet sërish ligji i amenduar për Teatrin Kombëtar pas miratimit të dekretit të presidentit Meta vetëm me votat e maxhorancës në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

“Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 10849, datë 27.07.2018, “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: “Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, shkruhet në njoftimin online të rendit të ditës.

Ndërsa ky ligj pritet të kalojë vetëm me votat e shumicës, jashtë dyerve të Parlamentit do të zhvillohet protesta e paralajmëruar e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Në këtë protestë do të marrë pjesë edhe shoqëria civile dhe qytetarë të shumtë.

Kujtojmë se opozita nuk do të jetë e pranishme dhe mbledhjen e saj do ta zhvendosë kësaj herë në Vlorë.

Një ditë më parë, Basha, tejet i prerë, ka lajmëruar kolegët e mazhorancës se kushdo që do të ngre kartonin për të votuar pro ligjit të cilit e konsideron antikushtetues, do të konsiderohet dhe do trajtohet si terrorist nga opozita.

Të fundit