Kuvendi rrëzon dy dekretet e Metës për ‘Kodin Penal’ dhe ‘Akademinë e Shkencave’

Janë rrëzuar sot edhe dy dekretet e kthyera për rishqyrtim nga presidenti Ilir Meta në Kuvend.

Me shumicë votash, është rrëzuar dekreti për ‘Kodin Penal’ me 11 vota pro, 85 kundër dhe 3 abstenim, si dhe për ‘Akademinë e Shkencave’ me 20 vota pro dhe 78 kundër.

Pse u kthyen nga presidenti?

Kodi Penal 

Në argumentet e tij, presidenti Meta çmon se ky ligj i paraqitur për shpallje në përgjithësi është një akt ligjor me tendencë pozitive, pasi për disa çështje, dispozitat aktuale të Kodit Penal nuk garantojnë parandalimin apo ndëshkimin e duhur të disa veprimeve apo mosveprimeve negative që janë shfaqur në shoqëri, për të cilat është e nevojshme parashikimi i tyre si vepra penale, apo për disa të tjera vlerësohet e nevojshme forcimi i ndëshkimit penal.

Akademia e Shkencave 

Sipas Metës, janë katër shkelje në këtë ligj:

-bie ndesh me parashikimet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë;

-cenon autonominë e institucioneve të arsimit të lartë;

-cenon kompetencat e Presidentit të Republikës;

-nuk është në harmoni me kuadrin ligjor ekzistues në Republikën e Shqipërisë.