Flash News

KRYESORE

Kuvendi rrëzon sërish kandidatin e Metës për kreun e KLSH: Është anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së

Kuvendi rrëzon sërish kandidatin e Metës për kreun e KLSH:

Në seancën e sotme dëgjimore që mbajti Komisioni i Ekonomisë, maxhoranca ka rrëzuar kandidaturën e Sotiraq Milos si kandidat të propozuar nga Presidenti Meta për të qenë kreu i KLSH-së.

Deputetja socialiste Evis Kushi ka renditur disa mangësira, që sipas saj nuk përmbushen ëe Milo të kualifikohet si kreu i KLSH-së.

"Sotiraq Milo është anëtar i këshillit kombëtar të PD-së që nga 2018, por nuk e ka deklaruar këtë fakt, dhe kjo bie ndesh si konflikt interesi për një anëtar të këshillit mbikqyres. Po ashtu Milos i mungojnë informacionet në CV nga viti 1988 deri në vitin 1991"-deklaroi në komisionin e ekonomisë Evis Kushi.

Referuar edhe CV-së së Milos, kujtojmë se kandidati më i ri për drejtimin e KLSH njihet jo vetëm për eksperiencën e tij të gjatë në sektorin ekonomik, por edhe si ish-këshilltar i ish kryeministrit Sali Berisha. Ka qenë këshilltar në Këshillin e Ministrave nga Tetori i vitit 2005 deri në Gusht të vitit 2013, konkretisht si këshilltar i politikave fiskale dhe të administrimit të financave publike qëndrore dhe lokale, si dhe këshilltar i politikave të sektorit financiar bankar dhe financiar jo banker.

Po ashtu, Milo njohet si lektor te Universiteti i Tiranes, Fakulteti Ekonomik, nga viti 2013 dhe në vazhdim, antar i Bordit Mbikqyres së Bankës së Shqipërisë, nga 2011- 2018 , drejtues i Autoritetit Qendror Fiskal, UNMIK – EU, Kosovë, nga Janari 2004 deri në Janar 2005 etj.

Kjo është kandidatura e tretë e propozuar nga Meta që rrëzohet nga Kuvendi. Më herët, presidenti ka propozuar edhe Vitore Tushën dhe Bahri Shaqirin për postin e kreut të KLSH, por Kuvendi i ka refuzuar me pretekstin e mungesës së eksperiencës së nevojshme.

 

Të fundit