Flash News

KRYESORE

Kuvendi zgjedh prokurorin e ri të Përgjithshëm

Kuvendi ka votuar sot për Kryeprokurorin e ri.

Mazhoranca dhe opozita e re bashkuan votat dhe me 101 vota pro, 2 kundra 10 abstenim, miratuan kandidaturën e Olsian Çelës si Prokuror të ri i Përgjithshëm.

Çela do të drejtojë Prokurorinë e Përgjithshme për 7 vitet e ardhshme.

Kandidatja e dytë Arta Marku, ka marrë vetëm 11 vota pro, 22 kundër dhe 78 abstenim.

Ndërkohë kandidatja e tretë Fatjona Memçaj, mori vetëm 8 vota pro, 16 kundër ndërsa 78 deputetë abstenuan.

Kujtojmë se Çela u rendit edhe i pari në listën e KLP pasi arriti të sigurojë më shumë pikë, gjatë procesit të marrjes në pyetje.

Të fundit