Flash News

KRYESORE

Kuzhinierja e së ardhmes, shpallet fituesja e ‘MasterChef Junior’

Është finalizuar mbrëmë nata e fundit e konkursit më të ri për fëmijë ‘MasterChef Junior’.

Emisioni i përjavshëm u transmetua këtë vit në ekranin e RTSH, ndërsa mbrëmë u shpall edhe fituesja e parë e këtij edicioni.

Juria e përbërë nga chef Sokol Prenga, chef Juli Zguro dhe sipërmarrëses Xheraldina Vula zgjodhi si fëmijën më të talentuar në artin e kuzhinës konkurrenten Denisa.

Ajo arriti në finale bashkë me Roelin, por ajo arriti të bindë jurinë dhe të fitojë kupën e MasterChef Junior, si dhe një udhëtim për në Disneyland.

Të fundit