Flash News

KRYESORE

KVV thirrje qytetarëve: Distancohuni nga shit-blerja e votes

KVV thirrje qytetarëve: Distancohuni nga shit-blerja e votes

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë në një dalje për mediat pasditën e së shtunës, i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të distancohen nga çdo lloj intimidimi apo shit-blerje vote.

Përfaqësuesja e KVV, Gerta Meta i bëri gjithashtu thirrje institucioneve ligjzbatuese, KQZ, Prokurorisë dhe Policisë  për të çuar para drejtësisë të gjitha rastet e korrupsionit që cënojnë zgjedhjet.

Gerta Meta: Ky proces zgjedhor duhet të jetë fundi dhe shembulli më i keq i një procesi zgjedhor ku vullneti politik qëndron përtej ligjit në administrin e procesit zgjedhor. I bëhet thirrje qytetarëve të distancohen nga çdo formë demagogjie elektorale, intimidimi apo shit-blerje vote. I bëhet thirrje të gjithë institucioneve ligjzbatuese, si KQZ, Prokurorisë, Policisë së Shtetit apo edhe institucioneve të tjera që të luajnë një rol pro aktiv për të evidentuar, faktuar dhe çuar përpara drejtësisë të gjtiha rastet e intimidimit apo çdo lloj forme korrupsioni zgjedhor që shfaqe vecanërisht gjatë procesit të zgjedhjeve apo gjatë numërimit të votave.

Të fundit