Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Catherine Rampell/ Washington Post
Ka shumë arsye për ta admiruar Paul A. Volcker, ish-shefin e Bankës Federale që vdiq të dielën.
Ai ishte shumë i kursyer; gjatë gjithë kohës si bos i Federal Reserve, kur fluturonte çdo javë mes New York-ut dhe Washington-it, e 'paloste' siluetën e tij të gjatë prej 2.2 metrash në një ulëse të vogël në klasin ekonomik; një herë duke bërë shaka me një senator të çmeritur, ulur në klasin e parë, i tha se po kërkonte diçka edhe më të lirë.
Nxitja për këtë dorështrëngim ishte një tjetër dëshmi e karakterit të tij: Pranimi i postit kërkonte një ulje të madhe rroge. Së shoqes, e cila qëndroi në New York për shkak të komplikimeve shëndetësore, iu desh të merrte dikë me qera në shtëpi për të mbuluar shpenzimet, sipas një biografie të ekonomistit William L. Silber.
Dhe natyrisht, si shef i Fed, Volcker mbretëroi mbi inflacion të harlisur, i cili në kulmin e tij arriti dyshifrorin dhe të cilin shefat e mëparshëm të Fed kishin sugjeruar se nuk kishte asnjë mënyrë për ta ulur.
Por mbase arsyeja më e fortë për të vajtuar humbjen e Volcker është kjo: Për dallim nga kaq shumë zyrtarë të tjerë publikë, ai ishte jashtëzakonisht - mbase unikal - i gatshëm për të qenë jopopullor.
Volcker bëri gjëra që e bënë atë jopopullor me presidentët, me Kongresin dhe me publikun e gjerë. Ai nxiti armiqësinë e tyre, jo sepse ishte një provokator ose mazokist. Ai ndërmori veprime jopopullore sepse besonte se ato ishin gjërat e duhura për të bërë, dhe ai kujdesej më shumë për shëndetin afatgjatë të vendit sesa për karrierën e tij.
Volcker mësoi, që herët në jetë, domosdoshmërinë e rezistencës ndaj presionit politik kur qeverisja e mirë e kërkonte. I ati, menaxheri jetëgjatë i qytetit Teaneck, New Jersey, ndihmoi që borxhi i qytetit të ulej dhe nën administrimin e tij popullsia e qytetit u dyfishua. Në një moment, Volcker, i vjetri, shkoi në gjyq - dhe fitoi - për arsye të përpjekjeve të tij për të profesionalizuar trupën e policisë duke punësuar një shef të ri nga jashtë qytetit.
Në murin pas tryezës së menaxherit të qytetit ishte një citat i përshtatur nga George Washington, i cili gjithashtu mund të jetë epitaf për karrierën e Volcker-it të ri: "Mos vuaj natyrën tënde të mirë. . . të thuash "po" kur duhet "jo". Mos harro se është një kauzë publike, jo private që do të përfitojë ose humbë nga zgjedhja jote. "
Edhe si student, Volcker zbatoi atë filozofi në atë që do të bëhej vepra e jetës së tij. Ai shkroi tezën e tij të diplomimit në Princeton mbi historinë dhe teorinë e bankingut qendror, i cili përfundoi me një "lutje të fortë për të njohur stabilitetin e çmimeve si objektivin kryesor të bankës qendrore dhe për ta bërë atë të pavarur nga politika partizane", siç rrëfeu në autobiografinë e vitit 2018.
Më pas pati një karrierë të gjatë në sektorin publik dhe privat nga e cila u bë dëshmitar i pasojave të shpërfiljes së deklaratës së tezës së tij universitare. Paraardhësit e Volcker në Rezervën Federale ishin subjekte të presioneve të forta nga Presidentët Lyndon B. Johnson dhe Richard M. Nixon; secili kërkonte norma të ulëta interesi për të ndihmuar në shkallën e popullaritetit të tyre. Dorëzimi nga Fed para një presioni të tillë padyshim që kontribuoi në rritjen e inflacionit.
Kur Presidenti Jimmy Carter përfundimisht përzgjodhi Volcker si kreun e Bankës, më 1979, Volcker e bëri të qartë qëllimin e tij për të forcuar rregullat. Dhe këtë bëri. Duke kuptuar që rritja me pikatore e normave afatshkurtra të interesit nuk po ndryshonte pritshmëritë për inflacionin, i bindi kolegët të ndërmarrin veprime më drastike. Këto përfshinin rritje të mprehta të normave që arritën të shuanin inflacionin, por gjithashtu e çuan ekonominë në një recesion të dhimbshëm.
Reagimi ishte i menjëhershëm. Ndërtuesit e zemëruar të shtëpive i postuan copa dërrasash të prera me sharrë. Ligjvënësit e kërcënuan me impeachment. Volcker u detyrua të merrte truproja. Pasardhësi i Carter, Presidenti Ronald Reagan, fillimisht ishte përkrahës i kryqëzatës (së suksesshme) të anti-inflacionit, por gjithashtu u përpoq të trysnonte Volcker drejt politikash më liberale për të ndihmuar në fushatën e rizgjedhjes së 1984, sipas autobiografisë së Volcker.
Volcker i rezistoi trysnive nga presidentët dhe ligjvënësit sepse donte të ulte inflacionin, e vërtetë. Por ai e pa stabilitetin e çmimeve si pjesë të një misioni më të gjerë: rikthimin e besueshmërisë së institucioneve qeveritare.
"Ai ishte i fiksuar pas besimit te institucionet", tha biografi i tij Silber.
Në autobiografi, Volcker vazhdimisht ankohet për cilësinë e administratës publike, përçmimin në rritje të rezervuar për punët e shërbimit civil dhe mënyrën sesi bashkëveprojnë këto dy forca. Vonë në jetë, ai themeloi një organizatë jofitimprurës të përkushtuar për të adresuar këto shqetësime; sponsorizonte hulumtime në lidhje me "qeverinë e mirë", për të cilën Volcker argumentonte (ndryshe nga Reagan) se nuk duhet të jetë një oksimoron.
Por ndikimi më i qëndrueshëm i veprës së jetës së tij qëndron në demonstratimet e guximit moral dhe politik. Në fund të fundit - dhe mbase paradoksalisht - ishte indiferenca për reputacionin atëherë, që e rrit atë tani; gatishmëria e tij për të bërë gjëra jopopullore atëherë e ka bërë atë sot një figurë popullore. Në të vërtetë, shndërrimi i tij shumë dekadësh nga armiku publik numër 1 në hero ekonomik ka të ngjarë të habiste ata që e kryqëzuan rreth 40 vjet më parë.
Zyrtarët publikë që tani po mendojnë për trashëgimitë e tyre mund të duan të marrin ca shënime.
*Përkthimi: Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38