Flash News

KRYESORE

Ky është Azemi, kuksiani që habiti pogradecarët me gjestin e tij

Një veprim i rrallë dhe për t’u marrë shembull nga të gjithë është raportuar nga Pogradeci. Një qytetar ka gjetur portofolin e një qytetari gjerman dhe e ka kthyer pas të paprekur. Portofoli kishte brenda 1.100 € dhe dokumentet e gjermanit, patentë, kartë ID e pasaportë. Qytetari në fjalë quhet Azem dhe është me origjinë nga Kukësi. Azemi u bë lajm në vitin 2014-të kur INUK i prishi lokalin që ai kishte ndërtuar buzë liqenit të Ohrit, teksa qëndroi brenda ndërtesës i ngujuar për 2 ditë me radhë bashkë me familjen sepse pretendonte se shteti nuk e kishte dëmshpërblyer për vlerën reale të pronës. Lajmi është përcjellë nga mediat lokale dhe po përhapet me shpejtësi.

Të fundit