Flash News

KRYESORE

Ky është drejtori i parë që po hetohet nga Arta Marku

Ky është drejtori i parë që po hetohet nga Arta Marku

Dyshimet për abuzime me fondet në akset Tiranë-Elbasan dhe Kavajë-Rrogozhinë janë dy dosjet e para hetimore me të cilat ka vendosur të merret kryeprokurorja Arta Marku.

Marku ka urdhëruar “hetime të plota dhe gjithëpërfshirëse” për këto dy rrugë – raporton gazeta Tema duke i konsideruar këto dosje si hetime me interes të lartë publik.

Tiranë-Elbasan është segmenti më problematik përsa i përket shpenzimeve dhe afateve ndërkohë që deri më tani janë tenderuar 335.2 milionë euro për 27 km rrugë, ku janë angazhuar 3 firma të mëdha ndërtimi.

Hetimet për këtë aks kanë nisur pas një padie që ka bërë ministri Damian Gjiknuri për ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor, Dashamir Gjika.

Gjika dhe dy zyrtarë të tjerë janë kallzuar nga Gjiknuri për shpërdorim detyre, pas një auditi që ka konstatuar se në aksin rrugor në fjalë dyshohet për abuzime që kapin vlerën e 54 milionë dollarëve.

Aktualisht aksi në fjalë nuk ka mbaruar ende dhe megjithë shumën e madhe të parave të shpenzuara vazhdon të ketë shembje, dëmtime dhe bllokime te herëpashershme.

Të fundit