Flash News

KRYESORE

Ky është këshilltari i LSI të cilin Luan Rama thotë se nuk e njeh

Vetëm pak orë më parë Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi rritjen e çmimit të ujit të pijshëm pavarsisht protestave masive të qytetarëve.

Ky vendim u mor me votat e 31 këshilltarëve, ku 2 ishin nga LSI, 3 vota nga PDIU, dhe 1 nga FRD.

Ishte Agim Kraja dhe Genta Mezini  2 anëtarët të cilët votuan si përfaqësues të LSI për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë, ndërkohë që  11 këshilltarët e tjerë të LSI nuk morën pjesë në mbledhje.

Por,  menjëherë pas këtij vendimi reagoi nënkrytari i LSI, Luan Rama i cili mohoi të ketë patur vota të LSI në Këshillin Bashkiak teksa theksoi Agim Kraja nuk është më pjesë e LSI ndërsa shtoi se Genta Mezinin nuk e njihte. Por nga foto duket qartë se Kraja ka qenë pjesë e LSI pasi ka publikuar edhe foto përmes së cilave deklaron hapur se voton LSI-në.

Mezini është është një prej aëtareve më të reja të këshillit Bashkiak Tiranë e cila ka zënë vendin Florida Kërpacit, pasi kjo e fundit fitoi mandatin e deputetit pas zgjedhjeve të 25 qershorit dhe është pjesë e LRI.

 

Të fundit