All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Ky është kryeministri i ri i Italisë, emri i shkon presidentit

Ky është kryeministri i ri i Italisë, emri i shkon presidentit
All - Paragraf - 1

Giuseppe Conte, avokat dhe pedadog i drejtësisë, 54 vjeç, një figurë e panjohur për publikun e gjerë dhe deri më tani i distancuar nga bota e politikës italiane, do të drejtojë qeverinë në Itali.

All - Paragraf - 3

Luigi Di Maio dhe Matteo Salvini, liderët e Lëvizjes 5 Yjet (L5Y, antisistem) dhe Ligës (ekstremi i djathtë) të cilët arritën një marrëveshje për programin e përbashkët, kanë paraqitur kandidaturën e tyre për të drejtimin e qeverisë.

Dy politikanët e lartë kanë qëndruar mjaft të rezervuar, por pasi shqyrtuan disa kanditatura për gati 10 ditë, sot kanë vendosur për Giuseppe Conte.

I  lindur në vitin 1964 në Volturara Appula, një komunë e vogël me 500 banorë e Pulias (jug), Conte mbaroi me rezultate të shkëlqyera studimet për drejtësi në Romë.

Para zgjedhjeve parlamentare të 4 marsit, L5Y e kishte prezantuar si ministër të mundshëm, i ngarkuar për të çrrënjosur burokracinë nga administrata publike.

Emri i Giuseppe Conte-s i është dorëzuar presidentit të vendit, Sergio Mattarella.

Të fundit